Aktualitet

Përfshihet nga flaket një banesë në Lezhë/ Përfundojnë në spital çifti i të moshuarve, dëme të shumta materiale

Mësohet se banesa është në pronësi të Pjetër Gjonajt dhe në momentin e zjarrit brenda shtëpisë kanë qenë çifti i bashkëshortëve të moshuar dhe një fëmijë.

22 Mars 2025, 14:14 Nga E. D
Përfshihet nga flaket një banesë në Lezhë/
foto ilustruese

LEZHË- Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Gajush, në “rrugën e Burgut”, në Lezhë duke pësuar dëme të konsiderueshme. Mësohet se banesa është në pronësi të Pjetër Gjonajt dhe në momentin e zjarrit brenda shtëpisë kanë qenë çifti i bashkëshortëve të moshuar dhe një fëmijë.

Ata kanë pësuar probleme shëndetësore dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Ndërkohë zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë për të izoluar flakët, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Megjithatë shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

lezhe

Sondazh

Poll