Aktualitet

Operacioni kundër lojërave të fatit në Korçë/ Policia jep detaje: 10 të arrestuar, 3 prej tyre pronarë lokalesh

Bëhet e ditur se në kuadër të këtij operacioni në pranga kanë rënë shtetasit Klajdi Leka, Gjergji Panolli, Alfred Male, Leonard Muçollari, Elton Ryka, Elton Sovjani, Ermir Kanollari, Mateas Kanollari, Rudenc Mucollari, Agron Tushini.

22 Mars 2025, 11:06 Nga E. D
Operacioni kundër lojërave të fatit në Korçë/
foto ilustruese

KORÇË- Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin “Cazino” të zvilluar në Korçë. Bëhet e ditur se në kuadër të këtij operacioni në pranga kanë rënë shtetasit Klajdi Leka, Gjergji Panolli, Alfred Male, Leonard Muçollari, Elton Ryka, Elton Sovjani, Ermir Kanollari, Mateas Kanollari, Rudenc Mucollari, Agron Tushini. Siç raporton policia këta shtetas u kapën në flagrancë në 3 lokale, duke organizuar lojëra fati, me kompjutera dhe me celularë.

Nga ky operacion janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale  9 monitorë kompjuterësh, 13 aparate celularë, tableta, si dhe një sasi parash. Gjithashtu policia bën të ditur se tre prej të arrestuarve janë pronarë lokalesh. 

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/ Kontrolle masive në lokale dhe ambiente që dyshohej se përdoreshin për të ushtruar veprimtarinë e kundraligjshme të lojrave të fatit. Finalizohet operacioni policor i koduar “Cazino”

Vihen në pranga  10 shtetas, (3 prej tyre pronarë lokalesh pasi u kapën në flagrancë në 3 lokale, duke organizuar lojëra fati, me kompjutera dhe me celularë dhe 7 të tjerë klientë duke luajtur lojëra fati). Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale  9 monitorë kompjuterash, 13 aparate celularë, tableta, si dhe një sasi parash.

Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me  Specialistët për Hetimin Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Cazino”.

Në kuadër të operacionit masiv janë  evidentuar  dhe goditur 3 raste të lojërave të fatit nëpërmjet kompjuterave dhe aparateve celularë, ku është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-K. L., 21 vjeç, Gj. P., 36 vjeç, dhe A. M., 57 vjeç banues në Korçë dhe Mborje, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe ” Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.

– L. M., E. R., E. S., E. K., M. K., R. M., dhe A. T., për veprën penale ” Organizimi i lotarive të palejuara”, të gjithë banues në Korçë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë  gjatë operacionit duke organizuar dhe luajtur nëpërmjet makinaleve lojra fati dhe duke vënë baste sportive. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

policia e orces

Sondazh

Poll