Aktualitet

Aksidenti me katër viktima në Fushë-Prezë/ Gjykata lë në burg shoferin e betonieres

Ndaj 24-vjeçarit, prokuroria ka ngritur veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

22 Mars 2025, 12:08 Nga E. D
Aksidenti me katër viktima në Fushë-Prezë/ Gjykata lë
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Gjykata ka lënë në burg Aleksandër Krrashin, shoferin e betonieres në të cilën u përplas tragjikisht mjeti ku udhëtonin katër të rinj, që fatkeqësisht humbën jetën. Për Aleksandër Krrashi u caktua masën “burg pa afat”, ndërsa kushëriri i tij Valentin krrashi u la në qeli për veprën penale përkrahje e autorit krimit, pasi largoi 24-vjeçarin nga vendngjarja. Gjithashtu u caktua detyrim paraqitje për Danjel Koxhajn, 34 vjeçarin me detyrë menaxher i firmës për prodhimin e betonit, në të cilën ishte i punësuar Aleksandër Krrashi.

Dinamika e aksidentit

Ngjarja ka ndodhur më 19 mars rreth orës 23:50 në Fushë-Prezë. Nga ky aksident tragjik humbën jetën 4 të rinj të moshës 20-25 vjeç. Viktimat janë identifikuar si Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Andi Laçi dhe Enrikejd Kurti. Sipas informacioneve, pranë vendit ku ndodhi ngjarja gjendet pika e betonit dhe betonieria me të cilën u përplas automjeti sapo kishte dalë në rrugë.

Automjeti tip "Benz" me të cilin udhëtonin 4 të rinjtë ka qenë në lëvizje teska ka ardhur nga pas dhe e ka goditur betonieren. "Benz-i" ka shpërthyer menjëherë në flakë, duke u marrë jetën 4 të rinjve, që për fat të keq u dogjën brenda makinës. Ndërkohë shoferi i betonieres, 24-vjeçari Aleksandër Krrashi, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe u shoqërua më vonë nga policia. 

Automjeti tip "Benz" ka qenë me impiant benzinë-gaz, që mendohet të jetë edhe shkaku i shpërthimit të zjarrit menjëherë pas përplasjes. Një detaj tjetër që mund të ketë ndikuar në aksident, është edhe fakti se rruga nuk ishte e ndriçuar.

Sipas informacioneve, ka qenë një patrullë policie ajo që ka konstatuar aksidentin duke njoftuar zjarrëfikësen e Fushë-Krujës, e cila e ka pasur të pamundur shuarjen e flakëve dhe më pas është kërkuar dhe ndërhyrja e zjarrfikëses nga Tirana.

akisidenti ne fush-preze

Sondazh

Poll