Sport

Diogo Costa priti penalltinë e Eriksenit, por ai mori udhëzime nga Ronaldo - video

CR7 ka luajtur me Eriksen te Manchester United dhe e di se si danezi i ekzekuton penalltitë

21 Mars 2025, 18:28 Nga DOSJA
Diogo Costa priti penalltinë e Eriksenit, por ai mori udhëzime nga

DANIMARKE - Në minutën e 24-të të ndeshjes Danimarkë-Portugali, Diogo Costa priti penalltinë e ekzekutuar nga Christian Eriksen, të akorduar pas një prekje të topit me dorë nga Renato Veiga.

Por, para se të priste penalltinë, portieri portugez dëgjoi këshillat e Cristiano Ronaldos, i cili duhet theksuar se ka luajtur me Eriksenin te Manchester United dhe për këtë arsye, e njeh mënyrën e ekzekutimit të penalltive të mesfushorit danez. Shikoni momentin më poshtë:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll