Sport

KOMBETARJA/ Sylvinho çon në tribunë tre kuqezinj: Brrutin dhe dy të tjerë…

Kujtojmë se pas tri ditësh në Tiranë, të hënën e 24 marsit, kuqezinjtë e Kombëtares do të përballen Arenën Kombëtare me Andorrën…

21 Mars 2025, 15:05 Nga DOSJA
KOMBETARJA/ Sylvinho çon në tribunë tre kuqezinj: Brrutin dhe

ANGLI - Debutimi i Etnik Brrutit me Shqipërinë është shtyrë të paktën për ndeshjen e radhës. Kjo pasi trajneri Sylvinho ka vendosur të dërgojë ish-kapiteni e Kosovës në tribunë, duke mos e preferuar as në stol për sfidën me Anglinë.

Së bashku me Brrutin në tribunë janë dërguar edhe dy futbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për Andi Hadrojn dhe Simon Simonin. Si ish-mbrojtësi i Partizanit, ashtu si edhe ish-portieri i Dinamos, janë jashtë planeve të brazilianit për këtë përballje.

Kujtojmë se dueli me Anglinë do të luhet në mbrëmje në orën 20:45 në Wembley. Kjo është sfida e parë e kualifikueseve dhe kuqezinjtë do të kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë rrugëtimine tyre drejt Kupës së Botës 2026. Të hënën e 24 marsit, kuqezinjtë e Kombëtares do të përballen në Tiranë me Andorrën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll