Sport

Rrahmani korrigjon përkthimin: “Nuk ka pasur presion nga Napoli për të mos luajtur me Kosovën, kishte vetëm shqetësim”

Mbrojtësi kosovar sqaron gjithçka në Instagram: “Gjithmonë gati për kombëtaren dhe për klubin”

21 Mars 2025, 15:23 Nga DOSJA

Rrahmani korrigjon përkthimin: “Nuk ka pasur presion nga Napoli

KOSOVE - Pas fitores së çmuar ndaj Islandës, për ngjitjen në Ligën B të Ligës së Kombeve, Amir Rrahmani bëri disa deklarata, që fillimisht u dukën se mbrojtësi kishte disa presione të marra nga Napoli për të mos luajtur për kombëtaren.

Fjalë që i interesuari ka dashur t'i sqarojë menjëherë në profilin e tij në Instagram, duke specifikuar se ishte vetëm një përkthim dhe një keqinterpretim i intervistës së tij në fund të ndeshjes.

“Kuptimi i fjalës presion varet nga konteksti dhe gjuha, ka shkruar mbrojtësi kosovar i Napolit duke justifikuar fjalët e tij. Në këtë rast, në italisht kuptimi i saktë do të ishte ‘shqetësim’.

Isha i shqetësuar sepse katër ditë më parë u desh të largohesha nga fusha për shkak të një problemi fizik, – vazhdon Rrahmani. - Së bashku me mjekët e Napolit dhe Kosovës vendosëm që mund të luaja dhe ia vlejti sepse fituam. Gjithmonë gati për Kosovën dhe për Napolin”, përfundoi qendërmbrojtësi Rrahmani.

Rrahmani korrigjon përkthimin: “Nuk ka pasur presion nga Napoli

Intervista e Rrahmanit…
“Kam pasur shumë dyshime nëse do të luaj apo jo, sepse kam dalë me disa probleme nga ndeshja e fundit katër ditë më parë dhe kam pasur edhe pak presion nga klubi që të mos luaj, por vendosa të dal dhe ia vlejti”. Kështu ka thënë Rrahmani para sqarimit social. 

B.T (Dosja.al)  

Sondazh

Poll