Sport

Dy ‘dardanë’ largohen nga Kosova... për shkak të dëmtimeve, ftohet Faton Maloku

Portieri Arijanet Muric dhe mesfushori Donat Rrudhani, nuk do të udhëtojnë me Kosovës drejt Spanjës

21 Mars 2025, 14:48 Nga DOSJA
Dy ‘dardanë’ largohen nga Kosova... për shkak të

KOSOVE - Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se dy lojtarë nga përfaqësuesja e Kosovës kanë pësuar dëmtime dhe do të mungojnë në ndeshjen e kthimit ndaj Islandës.

‘Dardanët’ kanë fituar 2-1 ndaj Islandës në ndeshjen e të enjtes mbrëma në Prishtinë, në kuadër të ndeshjes ‘play-off’ për Ligën B të Nations League. Kjo fitore pati kosto, pasi dy lojtarë titullarë kanë pësuar dëmtime dhe do të mungojnë në ndeshjen e kthimit.

Është vetë faqja zyrtare e FFK-së, e cila ka njoftuar për dëmtimet e lojtarëve dhe mungesën e tyre. Ata gjithashtu kanë zbuluar edhe ftesën për një lojtar tjetër.

“Portieri Arijanet Muric dhe mesfushori Donat Rrudhani nuk do të udhëtojnë me Kosovës drejt Spanjës për ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, për shkak të dëmtimeve të pësuara në ndeshjen e mbrëmshme në stadiumin “Fadil Vokrri””.

“Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se dy lojtarët në fjalë e kanë të pamundur të rikuperohen për ndeshjen e radhës. Ndërkohë, ekipit iu ka bashkuar portieri i Dritës, Faton Maloku”.

“Dardanët udhëtojnë sot pasdite drejt Murcia, ku të dielën do të zhvillohet ndeshja Islandë-Kosovë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll