Sport

Krahasimi befasues i anglezit Harry Kane me Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon...

Sulmuesi i Anglisë, Harry Kane bëri një deklaratë befasuese për të diskutuar golat e tij, duke përdorur si referencë Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon.

21 Mars 2025, 17:22 Nga DOSJA
Krahasimi befasues i anglezit Harry Kane me Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon...

ANGLI - Duke folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kualifikuese të Anglisë për Botërorin 2026 kundër Shqipërisë, Harry Kane bëri një deklaratë të fuqishme për karrierën e tij dhe të legjendave të futbollit Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Kapiteni i Anglisë e ka krahasuar situatën e tij me këto dy ikona, duke thënë se njerëzit janë “lodhur” nga paraqitjet e tij të jashtëzakonshme. “Është sikur Ronaldo dhe Messi po shënonin shifra të pabesueshme. Sezonin në vijim ata shënuan 40 gola në vend të 50, dhe u duk sikur ishte një sezon i keq”, shpjegoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll