Sport

Klubi León i James Rodríguez, përjashtohet nga Kupa e Botës për Klube 2025...

Skuadra meksikane do të jetë jashtë turneut të verës së ardhshme.

21 Mars 2025, 17:07 Nga DOSJA
Klubi León i James Rodríguez, përjashtohet nga Kupa e

MEKSIKE - Komiteti i Apelit i FIFA-s e ka marrë këtë vendim, pasi ka analizuar procedurat disiplinore të hapura ndaj CF Pachuca dhe Club León. Kryetari i Komitetit Disiplinor të FIFA-s vendosi t'ia referojë çështjen drejtpërdrejt Komitetit të Apelimit të FIFA-s.

Pas vlerësimit të të gjitha provave në dosjen e çështjes, kryetari i Komitetit të Apelimit të FIFA-s ka vendosur që të dy skuadrat, CF Pachuca dhe Club León, nuk i përmbushin kriteret në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në Kupës së Botës për Klube FIFA 2025.

Për këtë arsye, FIFA ka vendosur të mos e pranojë Club León në kompeticion dhe ka njoftuar se do ta zëvendësojë atë në kohën e duhur.

Deklaratë nga klubi León…

‘Club León shpreh pakënaqësinë e tij për vendimin e FIFA-s, i cili mund të na përjashtojë nga Botërori i ardhshëm i Klubeve. Vendimi se cila skuadër nuk do të marrë pjesë në turne është përgjegjësi e Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, i cili do ta njoftojë organizatën në ditët në vijim.

Në muajt e fundit, ne kemi paraqitur secilën nga provat dhe dokumentet që konfirmojnë se Club León funksionon në mënyrë të pavarur në të gjitha aspektet financiare, administrative dhe sportive.

Nëse Club León pengohet të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube 2025 me të njëjtat të drejta që fitoi një vend në fushë, ne do ta ndjekim çështjen në masën maksimale të mundshme në gjykatat më të larta sportive,” përfundon deklarata e klubit meksikan.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll