Politike

"Nuk kam ndryshuar asgjë për Yuri Kim!" Berisha: Ftoj Kongresin, FBI e DASH të hetojnë mbi akuzën për korrupsion

Kjo deklaratë vjen një ditë pasi u mësua se Departamenti Amerikan i Shtetit ka kaluar përkohësisht ish-ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, në detyrën si këshilltare e lartë për Efiçencën dhe Llogaridhënien në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike.

21 Mars 2025, 14:46 Nga M.B
"Nuk kam ndryshuar asgjë për Yuri Kim!" Berisha: Ftoj
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sërish sot se nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj ish-ambasadores amerikane Yuri Kim. Kjo deklaratë vjen një ditë pasi u mësua se Departamenti Amerikan i Shtetit ka kaluar përkohësisht ish-ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, në detyrën si këshilltare e lartë për Eficencën dhe Llogaridhënien në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike. Berisha shtoi se fton Kongresin, FBI e DASH të hetojnë mbi akuzën për korrupsion.

"Nuk kam ndryshuar asnjë qëndrim nga deklaratat e mia, për të cilat unë kam ftuar dhe ftoj përsëri, FBI-në, inspektorin e Përgjithshëm në Departamentin e Shtetit, Kongresin të hetojë mbi akuzat e bëra për korrupsion. Nuk kam ndryshuar asgjë për atë. Thashë edhe herën e parë, para jush, thashë; mediat thonë. Nuk kisha burime dhe për këtë nuk kam burim të saktë dhe e besoj se mediat njëherë thonë këtë, e njëherë atë. Ndërsa qëndrimi im ndaj saj është ky që e shpreha sot, e kam shprehur çdo ditë, e kam shprehur me qindra herë. Nuk ndryshohet se nuk e kam të pabazuar atë", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll