Politike

Berisha: Interesi i BE-së është që Shqipëria të jetë vend i shtetit ligjor dhe i zgjedhjeve të lira

Më tej Berisha shtoi se interesi i BE-së është që tregu shqiptar në përputhje me rregullat të jetë i hapur për shqiptarët dhe për investitorët dhe sipërmarrësit e vendeve të BE-së, ashtu siç ka firmosur Shqipëria në marrëveshjen e stabilizim asoociimit.

21 Mars 2025, 14:19 Nga E. D
Berisha: Interesi i BE-së është që Shqipëria të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët u shpreh se interesi më i mirë i shqiptarëve nuk është të shkohet drejt BE-së si narkodiktatura e parë dhe e vetme në Europë. Por Lideri i opozitës theksoi se interesi i BE-së është që Shqipëria të jetë vend i shtetit ligjor dhe i zgjedhjeve të lira. 

Më tej Berisha shtoi se interesi i BE-së është që tregu shqiptar në përputhje me rregullat të jetë i hapur për shqiptarët dhe për investitorët dhe sipërmarrësit e vendeve të BE-së, ashtu siç ka firmosur Shqipëria në marrëveshjen e stabilizim asoociimit.

"Dhe e falenderoj edhe njëherë për Këshillin e përgjithshëm të BE-së për vendimin e drejtë në interesin më të mirë të shqiptarëve. Interesi më i mirë i shqiptarëve nuk është të shkohet drejt BE-së si narkodiktatura e parë dhe e vetme në Europë. Interesi i shqiptarëve nuk është të shkohet drejt BE-së me një padrino, me një Toto Rina, apo El Chiapo në zyrën e kryeminsitrit. Interesi i shqiptarëve nuk është që Shqipëria të eksportojë lirshëm kriminalitet drejt vendeve të BE-së. Jo e jo.

Interesi i BE-së është që Shqipëria të jetë vend i shtetit ligjor, i zgjedhjeve të lira, i luftës me zero tolerancë ndaj krimit, i ndëshkimit të politikanëve të korruptuar dhe inkriminuar gjer në palcë. Interesi i BE-së është që tregu shqiptar në përputhje me rregullat të jetë i hapur për shqiptarët dhe për investitorët dhe sipërmarrësit e vendeve të BE-së, ashtu siç ka firmosur Shqipëria në marrëveshjen e stabilizim asoociimit. Ndaj dhe rikthesova edhe njëherë para shqiptarëve zotimin tim solemn. Unë e kuptoj se mendjen e keni tek çështja e ditës, por nuk mund të dal para jush pa paraqitur shqiptarëve kapituj të programeve të PD-së që kanë rëndësi jetike për të sotmen dhe të ardhmen e tyre," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll