Politike

Aleanca ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci/ Osmani: Nuk ka asnjë rrezik për Serbinë! Burim destabiliteti në rajon

Osmani thotë se marrëveshja mes tre vendeve synon të ndihmojë palët për të ngritur kapacitetet e mbrojtjes. Osmani shton më tej se Serbia po bën propagandë, ndërsa e ka cilësuar këtë të fundit si një burim destabiliteti në rajon. 

21 Mars 2025, 14:02 Nga B.Z
Aleanca ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci/ Osmani: Nuk ka asnjë
Vjosa Osmani

KOSOVË - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me deklaratat e Serbinë mbi aleancën ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci. Serbia e quajti aleancën një provokim të hapur, ndërkohë që Osmani ka thënë se kjo nuk është e vërtetë. 

Osmani thotë se marrëveshja mes tre vendeve synon të ndihmojë palët për të ngritur kapacitetet e mbrojtjes. Osmani shton më tej se Serbia po bën propagandë, ndërsa e ka cilësuar këtë të fundit si një burim destabiliteti në rajon. 

“Marrëveshja trilaterale midis Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë synon pikërisht këtë që t’i ndihmojmë njëra tjetrës për t’i ngritur kapacitetet e mbrojtjes. Pra, për ta mbrojtur veten dhe asnjëherë për ta sulmuar dikë dhe në të një kohë bashkëpunimin ndërmjet shteteve aleate që e kanë dëshmuar që janë besnike ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe parimit të fqinjësisë së mirë, në të drejtën ndërkombëtare, por po ashtu në praktikën e NATO-s.

Ka shumë shtete që janë anëtare të NATO-s, por nënshkruajnë marrëveshje bilaterale ose traktate me shtetet e tjera…Është një praktikë që ndodhë tërë kohën brenda shteteve të NATO-s që besojë në vlerat e njëjta. Serbia si shtet që nuk beson në ato vlera, por që i sulmon vazhdimisht, del me propagandë se kinse qenka shkelur një marrëveshje e vitit 1996.

Por, kushdo që e lexon atë marrëveshje, e vëren një gjë, që Serbia po e bënë të njëjtën që e ka bërë gjithmonë, pra po gënjen, sepse nuk ka asnjë të vërtetë në atë që e kanë thënë dhe s’ka asnjë rrezik për ta. Ekziston veç një burim destabiliteti në rajon, e ajo është Serbia”, tha Osmani.

vjosa osmani aleanca ushtarake shqiperi-kroaci-kosove

Sondazh

Poll