Berisha: Veliaj u shkarkua nga Rama dje në orën 2 të drekës, më pas ai tërhoqi shkresën e firmosur
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur sot për përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Vel...
Lideri i opozitës theksoi se këto veprime përbëjnë një shkelje të rëndë të ligjit dhe kërkojnë një hetim të menjëhershëm nga Avokati i Popullit.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët akuzoi Kryeministrin Edi Rama për ushtrim presioni dhe kërcënime ndaj punonjësve të Bashkisë së Tiranës. Lideri i opozitës theksoi se këto veprime përbëjnë një shkelje të rëndë të ligjit dhe kërkojnë një hetim të menjëhershëm nga Avokati i Popullit.
Ai gjithashtu bëri thirrje që OSBE të mbikëqyrë këto zhvillime, të cilat i cilësoi si të paprecedenta. Sipas Berishës, ekzekutivi nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punët e pushtetit lokal, ndërsa ai e cilësoi sjelljen e Ramës si një akt presioni të papranueshëm.
"Tani të jem i hapur. Nuk kam në mënyrë absolute asnjë lloj sentimenti, dihet se cilat janë sentimentet e mia për Erion Veliajn. Por sentimentet e mia për Veliajn dhe për ligjin janë të ndryshme dhe do të jenë gjithmonë të ndryshme. Ndaj dhe unë i kërkoj me urgjencë Avokatit të Popullit të ndërmarrë një hetim të plotë mbi qëndrimet e Edi Ramës, Erion Veliajt, si personazhe kryesore në këtë puntatë të serialit Narcos. Çfarë ndodh, si mundet që një i burgosur të nxjerrë shkresa me firmë dhe vulë.
Përveç të tjerash, ai zotimi i fundit, i djeshëm i tij është marrë pa praninë e avokatit. Avokati nuk është thirrur i pranishëm në takimin e bërë, nëse është bërë fare takimi me Erion Veliajn ku mohon emërimin e Sara Goxhajt, atëherë ata të hetojnë se është absolutisht e ndaluar të takohesh me një të burgusor zyrtarisht pa praninë e avokatit. I çuan atij përpara një plumb në zarf, apo e droguan, apo çfarë i bënë, këto nuk i di unë asnjë. Por këto pikëpyetje po shtrohen mbarë kudo. Pra është i domosdoshëm një hetim nga Avokati i Popullit.
I bëj thirrje dhe zyrës së OSBE-së të mbikëqyrë këto zhvillime që nuk ekzistojnë, që pasurojën shumë serinë e Narcosit. Edi Rama thërret në zyrë dhe kërcënon egërsisht punonjës të bashkisë, në një kohë kur ata me kushtetutë janë të pavarur ndaj tij. Nuk kanë asnjë tagër për të thirrur punonjës të bashkisë, për çështje të bashkisë, për tu ngarkuar detyra. Bashkia është e pavaruar nga ekzekutivi, i thërret dhe i kërcënon. Ua mbyll dyert dhe i nxjerr jashtë. Janë zhvillime dramatike kockash mafioze, por skenarit i prin Don Edvini, padrinoja. Siç e shifni," tha Berisha.
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur sot për përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Vel...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot ndër të tjera për raportin e kryeministrit Edi Rama dhe de...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët u shpreh se interesi më i mir&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konfernecës me gazetarët theksoi rëndësinë ...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur sot për përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Vel...
Ristani, Rama, Veliaj TIRANË - Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka firmosur këtë të premte sh...
Vjosa Osmani KOSOVË - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me deklaratat e Serbinë mbi aleancën ushtarake Shqi...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit të PD për kultur&eu...
Sali Beirsha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit të PD për kultur&e...
KQZ TIRANË - Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të shpërndajë për partitë politike një shumë monetare prej 1.3 ...