Politike

Replikat në distancë mes Ramës dhe Bashës/ Berisha: Mbulon skenaret me shkëmbimet idilike me Unikkatilin

Berisha tha se kryeministri Rama po tenton të mbulojë përmes kësaj skenaret e tij mafioze dhe përfshirjen e tij pas statuseve të Erion Veliajt në Facebook

21 Mars 2025, 14:24 Nga M.B
Replikat në distancë mes Ramës dhe Bashës/ Berisha: Mbulon
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot ndër të tjera për raportin e kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Lulzim Basha. Berisha tha se kryeministri Rama po tenton të mbulojë përmes kësaj skenaret e tij mafioze dhe përfshirjen e tij pas statuseve të Erion Veliajt në Facebook. Ai shtoi se Rama gjithashtu po përpiqet të mbulojë me këtë ato që i quan "shkëmbimet idilike".

“Por skenarit i prin Don Edvini, padrino. Skenarin përpiqet ta mbulojë me shkëmbime idilike me Lul Bravën dhe Unikkatilin. Jo kënga thotë këto, jo kënga thotë ato. A mund të mashtrohet një komb i tërë me gjëra të tilla? Shko pyet nëpër redaksi se si merren në telefon redaksitë dhe u thuhet mos më harroni këtë idilin e ri me Bravën”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll