Politike

Përplasja Rama-Veliaj për emërimet në Bashkinë e Tiranës/ Kryetarja e deleguar firmos shkarkimin e Dokushit dhe Goxhajt

Sara Goxhaj u emërua pak ditë më parë nga Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ku siç edhe raportoi Dosja.al në një shkresë të firmosur nga qelia e paraburgimit të Durrësit, Veliaj përcaktonte si kryetare të re të bashkisë Sara Goxhajn, një nga bashkëpunëtoret e tij më të afërta.

21 Mars 2025, 14:06 Nga B.Z
Përplasja Rama-Veliaj për emërimet në Bashkinë e
Ristani, Rama, Veliaj

TIRANË - Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka firmosur këtë të premte shkarkimin e nënkryetares së këtij institucioni Sara Goxhaj dhe Sekretarit të Përgjithshëm Alban Dokushi. Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm është caktuar Jonida Halili.

Përplasja Rama-Veliaj për emërimet në Bashkinë e

Sara Goxhaj u emërua pak ditë më parë nga Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ku siç edhe raportoi Dosja.al në një shkresë të firmosur nga qelia e paraburgimit të Durrësit, Veliaj përcaktonte si kryetare të re të bashkisë Sara Goxhajn, një nga bashkëpunëtoret e tij më të afërta.

Fill pas kësaj burime i thanë Dosja.al se kryeministri Edi Rama shkoi në mbrëmje në Bashki dhe urdhëroi protokollin të zhbëjë vendimin e Veliajt. Si masë ndëshkimore, u tha se Rama ka vendosur të shkarkojë menjëherë Alban Dokushin dhe Sara Goxhajn dhe kjo gjë është vënë në zbatim sot nga kryetarja e deleguar e Bashkisë e cila firmosi dy shkarkimet.

Përplasja Rama-Veliaj për emërimet në Bashkinë e

Ndërkohë vetë kryebashkiaku Veliaj një ditë më parë reagoi nga qelia e burgut lidhur me këto zhvillime ku tha se ka ndodhur një keqkuptim. Ai tha se ka firmosur gabim ridelegimin e Sara Goxhaj, ndërsa shtoi se ka menduar se ky emër ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues. Siç duket Veliaj u dorëzua përballë zgjedhjes së kryeministrit dhe njoftoi se delegimi i punëve të bashkisë Tiranës është rikthyer aty ku ishte, te zëvendëskryebashkiakja Anuela Ristani. 

Çfarë ka ndodhur në Bashkinë Tiranë?

Pas arresimit të Veliajt, në krye të Bashkisë Tiranë me pëlqimin e Ramës është vendosur Anuela Ristani. Por kjo e fundit nuk ka marrë aprovimin e Veliajt, i cili me datë 18 mars nga burgu i Durrësit ka firmosur dokumentin që ia delegon detyrat e tij Sara Goxhajt. Menjëherë pas marrjes se njoftimit, Rama ka shkuar në Bashkinë Tiranë dhe ka urdhëruar protokollin që të zhbëj veprimet e Veliajt. Dhe duke shkarkuar Dokushin dhe Goxhajn, dy të besuarit e Veliajt në Bashkinë Tiranë, Rama ka marrë komplet kontrollin e institucionit që vetë e drejton nga jashtë.

sara goxhaj erion veliaj-edi rama bashkia tirane

Sondazh

Poll