Politike

Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ u shpërndan partive politike 1.3 mln euro për fushatë, PS merr pjesën më të madhe, si renditen partitë e tjera (LISTA)

Gjatë mbledhjes që po zhvillohet këtë të premte Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi njoftoi se nga shuma 1.3 milionë euro në total, pjesa më e madhe e lekëve, 65 milionë lekë të reja do të shkojnë për Partinë Socialiste të Edi Ramës. 

21 Mars 2025, 13:23 Nga B.Z
Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ u shpërndan partive politike 1.3 mln euro
KQZ

TIRANË - Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të shpërndajë për partitë politike një shumë monetare prej 1.3 milionë euro për fushatë në kuadër të zgjedhjeve Parlamentare të 11 Majit. Gjatë mbledhjes që po zhvillohet këtë të premte Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi njoftoi se nga shuma 1.3 milionë euro në total, 65 milionë lekë të reja do të shkojnë për "Partinë Socialiste" të Edi Ramës. 

"Partia Demokratike" e Berishës do të marrë 44 milionë lekë të reja, "Partia e Lirisë" drejtuar nga Ilir Meta do të marrë 9 milionë lekë, "Partia Social Demokrate" e Tom Doshit do të marrë 3 milion lekë, "Partia Republikane" do të marrë 2.6 milionë lekë dhe "Partia Për Drejtësi, Integrim dhe Unitet" do të marrë 1.7 milionë lekë. Më pas pjesa e mbetur do të shkojë për subjektet e tjera zgjedhore. 

Më konkretisht: "Lëvizja për Zhvillim Kombëtar" do të marrë 890 mijë lekë, Partia "Bashkimi për të Drejtat e Njeriut" do të marrë 890 mijë lekë, "Partia Agrare Ambjentaliste" do të marrë 890 mijë lekë, Partia "Lëvizja e Legalitetit" do të marrë 890 mijë lekë dhe "Nisma Thurje" do të marrë 860 mijë lekë.

Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ u shpërndan partive politike 1.3 mln euro
Lista

Lista

Partia Socialiste (PS) përfiton 65 milionë lekë
Partia Demokratike (PD) merr 44 milionë lekë
Partia e Lirisë (PL) përfiton 9 milionë lekë
Partia Socialdemokrate (PSD) merr 3 milionë lekë
Partia Republikane (PR) siguron 2 milionë lekë
PBDNJ – 890 mijë lekë
PAA – 890 mijë lekë
PLL – 890 mijë lekë
Nisma Thurje – 860 mijë lekë

 

zgjedhjet parlamentare 11 maj komisioni qendror i zgjedhjeve

Sondazh

Poll