Politike

"Te varri yt erdha i fundit"/ Hashim Thaçi te varri i babait të tij, zbulohet mesazhi prekës mbi buqetën e luleve (FOTO)

Thaçi nuk mundi t'i jepte lamtumurën e fundit babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili u varros të martën në Skënderaj, por sot ai ka marrë leje për të vizituar varrin.

21 Mars 2025, 12:56 Nga B.Z
"Te varri yt erdha i fundit"/ Hashim Thaçi te varri i babait
Hashim Thaçi

KOSOVË - Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vizituar këtë të premte varrin e babait të tij i cili ndërroi jetë disa ditë më pas pas disa ditësh.

Thaçi nuk mundi t'i jepte lamtumurën e fundit babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili u varros të martën në Skënderaj, por sot ai ka marrë leje për të vizituar varrin.

Thaçi është nisur nga Roterdami në orën 08:00 dhe ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës në orën 10:00 ndërsa ka nderuar varrin e të atit, mbi të cilin ka vendosur edhe një buqetë lule me një mesazh prekës. 

“Te varri yt erdha i fundit, babë! Para meje erdhën mijëra qytetarë! Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falënderoj të gjithë.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!” thuhet në mesazh.

"Te varri yt erdha i fundit"/ Hashim Thaçi te varri i babait
Mesazhi

Nuk dihet se sa do të qëndrojë Thaçi në Prishtinë, ndërsa vizita e tij është kometuar edhe nga ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj. Ky i fundit përmes një postimi në Facebook shkruan se Haga e solli sot Thaçin në kohë të pa kohë dhe sa për sy e faqe. 

hashim thaci kosove burgu hages

Sondazh

Poll