Politike

Konsensusi për ‘Zgjedhoren’, SHBA e BE: Të vijojë bashkëpunimi. Rama: Rikthim i arsyeshëm i opozitës

14 Janar 2020, 15:00 Nga DOSJA
Konsensusi për ‘Zgjedhoren’, SHBA e BE: Të vijojë

TIRANË- Opozita jashtë parlamentare është ulur sot në tryezën e dialogut me maxhorancën dhe opozitën parlamentare, duke hedhur kështu hapin e parë drejt bashkëpunimit për finalizimin e Reformës Zgjedhore. Pas një mbledhje me aleatët, Lulzim Basha komunikoi vendimin me median dhe tha se Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili janë të mandatuarit e opozitës për të dialoguar me maxhorancën për Reformën.

Pa humbur kohë, Vasili dhe Bylykashi u shfaqën të qeshur në tryezë me Damian Gjinkurin, të clin e kanë akuzuar për krime elektorale dhe ishin shprehur se nuk do uleshin kurrë me të, dhe Rudina Hajdarin, e cila është bashkë-kryetare e Komisionit të Posaçëm dhe përfaqëson opozitën parlamentare. Në më pak se një orë u arrit konsensusi dhe palët dolën me një deklaratë të përbashkët dhe ishin të gjithë të kënaqur.

Pas arritjes së konsensusit të shumta kanë qenë reagimet, që kanë përshendëtur uljen në tryezë të opozitës dhe kanë iknurajuar vijimin e dialogut. Vet protagonistët e takimit u shprehën se u arrit ajo që ishte kërkuar gjatë gjithë kohës: miratimi me konsensus i Reformës Zgjedhore. Kryeministri Edi Rama, në një reagim shkruajti se opozota u kthye në rrëgën e arsyes, ndërsa Astrit Patozi ka ironizuar PD-në dhe aleatët e saj, që kishin kërkuar më herët largimin e Kryeministrit e mandej do vinte dhe ulja në dialog. Nga ana tjetër SHBA, BE dhe OSBE kanë përshëdnetur tryezën e sotme dhe kanë kërkuar që në këtë rrugë të vijohet deri në një marrëveshje të plotë dhe të miratimit të Reformës Zgjedhore. Një reagim ka ardhur dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe nga Rudina Hajdari.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasada e shba edi rama konsensusi i paleve per zgjedhoren luigi soreca reforma zgjedhore tryeza per reformen zgjedhore ambasada e shba edi rama konsensusi i paleve per zgjedhoren luigi soreca reforma zgjedhore tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll