Politike

"Veliaj kërkoi psikiatër, u bë inventari i ilaçeve..."/ Gazetarja Lala zbulon prapaskenat në paraburgimin e Durrësit

Lala tha se Veliajt i është kërkuar nga drejtoria e burgut, të transferohet në qendrën spitalore të burgjeve për ekzaminime por ai nuk ka shkuar.

20 Mars 2025, 22:26 Nga r.ll
"Veliaj kërkoi psikiatër, u bë inventari i
lala, veliaj

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje nga qëndrimi i Erion Veliajt në paraburgimin e Durrësit. E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Lala zbuloi se Veliaj ka kërkuar psikiatër pasi pretendon se ka qenë në gjendje të rënduar dhe për këtë arsye ka folur në mënyrën që kanë treguar përgjimet e SPAK.

Lala ka treguar më tej se Veliajt i është kërkuar nga drejtoria e burgut, të transferohet në qendrën spitalore të burgjeve për ekzaminime, por ai nuk ka shkuar.

"Janë urdhra edhe në dosjen hetimore. Zoti Veliaj pasi është bërë me dije për përgjimet, ka pretenduar se nuk është në gjendje të mirë psikologjike, ka kërkuar konsultë me psikiatrin, ka thënë nuk kam qenë në situatën më të mirë mendore se është e pamundur të kem folur në këtë mënyrë.

Ulsi Manja ka bërë një urdhër, është bërë inspektim nga Drita Jaka, shefe e sektorit të shëndetësisë në burgje, zyrtarja më jetëgjatë në këtë institucion. Zonja Jaka para se të merrte kontakt, ka bërë një inventar të të gjithë barnave që kanë hyrë. Është bërë inventar për barnat në gjendje dhe ato që i janë dhënë të paraburgosurëve. Në bashkëpunim edhe me mjeken e burgut kanë marrë kontakt me zotin Veliaj dhe rezulton se ai ka marrë vetëm ilaçe për tensionin, ka patur problematika me tensionin e lartë.

Zotit Veliaj i është kërkuar nga drejtoria e burgut, të transferohet në qendrën spitalore të burgjeve për ekzaminime, nuk ka shkuar. Zoti Veliaj si çdo i paraburgosur mund të ketë shqetësime shëndetësore. Pra këtë thotë raporti. Zoti Veliajt duhet ti respektohen të gjithë të drejtat, jam për trajtimin e tij human, si çdo i paraburgosur. Për një periudhë të gjatë zyrtarët e lartë nuk rrinin në burg, se i bënin ose me probleme psikologjike, klaustrofobike, të zemrës e me rradhë në spitale me pesë yje. Ke edhe sot zyrtarë të lartë që rrinë në spitale private. Është problem thelbësor po ti hysh kësaj. Ju e dini si ka qene burgu i Durrësit. Aty për kohë me rradhë, hynte drogë, çfarëdo lloj ushqimi, kishte palestër….", tha Lala. 

klodiana lala

Sondazh

Poll