Politike

Vendim i Këshillit të Ministrave, Andi Memeti emërohet zëvendësministër i Financave

Memeti ka qenë kandidat për deputet, i cili ka aplikuar në platformën “Deputeti që Duam”.

20 Mars 2025, 21:30 Nga r.ll
Vendim i Këshillit të Ministrave, Andi Memeti emërohet
kryeministria

TIRANË- Andi Memeti është emëruar zëvendësministër i Financave. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. 

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi Andi Memeti emërohet zëvendësministër i Financave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendim.

Memeti ka qenë kandidat për deputet, i cili ka aplikuar në platformën “Deputeti që Duam”. Në përshkrimin që ai i bën vetes thotë se ka studiuar në Britani për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. 

andi memeti ministria e financave

Sondazh

Poll