20 Mars 2025, 22:16
Nga r.ll
anuela ristani
TIRANË- Nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani së cilës kryebashkiaku Erion Veliaj i ridelegoi sot kompetencat drejtuese, ka reaguar për herë të parë pas zhvillimeve të fundit.
Ristani e dha reagimin për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku dhe u diskutua për këtë çështje. Ajo tha se nuk është e besuara Ramës siç u quajt në studio dhe se komunikimin me kryeministrin e ka pasur për herë të parë kur i është deleguar detyra.
Po ashtu tha se në bashki nuk është zënë askush “me gishta në vesh” duke shtuar njësoj si Veliaj se gjithçka ndodhi me çështjen e delegimit, ishte një keqkuptim.
“Kam një reagim nga Anuela Ristani. Më thotë zoti Fevziu ndjesë, por duke ju ndjekur vërej se po përgojohem me të pavërteta që do ishte shumë e lehtë të mësonit se sa të pavërteta janë. Unë nuk jam e besuara e Ramës siç më quajtën aty sepse me kryeministrin nuk kisha komunikuar asnjëherë përpara se të merrja delegimin nga kryetari Veliaj. Dhe në Bashkinë e Tiranës nuk është zënë askush me “gishta në vesh” ndërsa keqkuptimi i krijuar nga pamundësia e komunikimit normal nuk ka asnjë lidhje nga fishekzjarrët mediatikë të ditës së sotme. Do të vlerësojë leximin e mesazhit tim për të korrigjuar sadopak shtrembërimin e emrit tim në publik, Anuela Ristani”, lexoi Fevziu në emision.
Çfarë ka ndodhur në Bashkinë Tiranë?
Pas arresimit të Veliajt, në krye të Bashkisë Tiranë me pëlqimin e Ramës është vendosur Anuela Ristani. Por kjo e fundit nuk ka marrë aprovimin e Veliajt, i cili me datë 18 mars nga burgu i Durrësit ka firmosur dokumentin që ia delegon detyrat e tij Sara Goxhajt. Menjëherë pas marrjes se njoftimit, Rama ka shkuar në Bashkinë Tiranë dhe ka urdhëruar protokollin që të zhbëj veprimet e Veliajt. Dhe duke shkarkuar Dokushin dhe Goxhajn, dy të besuarit e Veliajt në Bashkinë Tiranë, Rama ka marrë komplet kontrollin e institucionit që vetë e drejton nga jashtë.
Ndërkohë ditën e sotme, burime ekskluzive të Dosja.al, bënë me dije se Rama pas shkarkimit të Alban Dokushit si Sekretar i Përgjithshëm ka emëruar Jonida Halilin në këtë post, e cila më parë ka mbajtur postin e zv/kryetares së Bashkisë. Burimet shtojnë se ky veprim i Ramës nuk është pritur mirë nga Veliaj, i cili nga burgu i Durrësit ka urdhëruar policinë Bashkiake në Tiranë që ruan institucionin e Bashkisë që mos të lejojnë hyrjen e Halilit në Bashki. Bashkia tashmë është e paralizuar dhe për momentin merr urdhëra vetëm nga qelia e burgut të Durrësit.
anuela ristani blendi fevziu
Politike
20 Mars 2025, 22:03
r.ll
bashkia e tiranes
TIRANË- Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë Tiranë i &eu...
Politike
20 Mars 2025, 22:03
N.F
Foto
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar ndërtimi i një centrali gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike për...
Politike
20 Mars 2025, 21:54
r.ll
mazniku, lala, veliaj
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje nga përgjimet e SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranë...
Politike
20 Mars 2025, 21:44
N.F
Lindita Toma
KURBIN- Lindita Toma, kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas në Kurbin, ka njoftuar sot dorëheqjen nga të gjitha fun...
Politike
20 Mars 2025, 21:35
N.F
Qori
TIRANË- Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliajt, duke e cilësuar atë s...
Politike
20 Mars 2025, 21:35
r.ll
TIRANË- Në bashkinë e Tiranës ka pasur një furtunë emërimesh dhe shkarkimesh, ku kryebashkiaku Erion Veliaj shkarkoi k...
Politike
20 Mars 2025, 21:30
r.ll
kryeministria
TIRANË- Andi Memeti është emëruar zëvendësministër i Financave. Vendimi është marrë n...
Politike
20 Mars 2025, 21:18
N.F
Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një iftar të shtruar në Kamz&eum...
Politike
20 Mars 2025, 21:21
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar arrestimin e liderit të opozitës dhe kryebashkiakut t&e...
Politike
20 Mars 2025, 21:18
A.Ll
Takimi ne seline e PD
TIRANË - Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka prezantuar përpara demokrat&e...