Politike

"Arrestimi i Veliajt, goditje e madhe për Ramën", Qori: Ka shpresa që situata e tij mund të përmirësohet, nëse makineria politike e kryeministrit vihet në shërbim të tij

Ai shtoi se Veliaj po dërgon sinjale se është ende i rëndësishëm dhe mund të kërkojë mbështetje nga Rama

20 Mars 2025, 21:35 Nga N.F
"Arrestimi i Veliajt, goditje e madhe për Ramën", Qori: Ka
Qori

TIRANË- Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliajt, duke e cilësuar atë si një goditje të madhe për kryeministrin Edi Rama. Qori ftuar në emisionin "Open" theksoi se nëse Veliaj vendos të bashkëpunojë me drejtësinë, kjo mund të ketë pasoja personale për Ramën.

Ai shtoi se Veliaj po dërgon sinjale se është ende i rëndësishëm dhe mund të kërkojë mbështetje nga Rama. Sipas Qorit Veliaj ka shpresa që situata e tij mund të përmirësohet, nëse makineria politike e Ramës vihet në shërbim të tij. 

"Arrestimi i Veliajt ka qenë goditje e madhe për Ramën. Nëse Veliaj kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë, mund të jetë goditje personale ndaj Ramës. Po ta mbani mend, Rama bënte si i çmendur në ditët e para, pati reagim nga shoqëria shqiptare dhe ndërkombëtarët. Veliaj e di se karriera e tij ka mbaruar.

Por Veliaj ka shpresa që situata e tij mund të përmirësohet, nëse makineria politike e Ramës vihet në shërbim të tij. Rama në kohët e fundit është tërhequr pak. Shkresën e Veliajt e lexoj të tillë: më duket sikur po bën gjest, që unë jam i rëndësishëm. Nëse dënimi për të do jetë i fortë, ai mund të bëhet i penduar i drejtësisë. Veliaj po jep sinjal që unë jam akoma këtu," tha Qori.

arlind qori veliaj

Sondazh

Poll