20 Mars 2025, 21:44
Nga N.F
Lindita Toma
KURBIN- Lindita Toma, kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas në Kurbin, ka njoftuar sot dorëheqjen nga të gjitha funksionet që ka mbajtur në Partinë Demokratike dhe në strukturën e gruas. Toma përmes një postimi shkruan se ky vendim ka ardhur pas shumë mendimesh dhe se nuk e ka patur të lehtë.
Ajo shtoi se angazhimi i saj ka qenë gjithmonë sinqertë dhe i sinqertë ndaj parimeve që përfaqësojnë. Sipas saj në Kurbin ka ardhur koha për ndryshim dhe se humbjet e përsëritura nuk mund të pranohen më.
Reagimi i plotë:
Të nderuar kolegë, anëtarë të Partisë Demokratike dhe të Lidhjes Demokratike të Gruas Kurbin, Pas një periudhe reflektimi dhe qartësimi, kam marrë një vendim të rëndësishëm për mua personalisht, që nuk ka qenë i lehtë, por që ka ardhur pas shumë mendimesh të thella. Kam vendosur të DORËHIQEM nga çdo pozicion që kam mbajtur deri tani në Partinë Demokratike dhe në Lidhjen Demokratike të Gruas Kurbin.
Ky vendim vjen pas një periudhe të gjatë angazhimi, përkushtimi dhe shërbimi ndaj juve, grave të Partisë Demokratike dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të organizatës. Unë jam e mirënjohur për besimin që më keni dhënë që nga fillimi i angazhimit tim politik dhe shpresoj se kam arritur t’ju përfaqësoj denjësisht në çdo kauzë që kemi ndjekur së bashku. Angazhimi im ka qenë gjithmonë i sinqertë dhe i sinqertë ndaj parimeve që ne përfaqësojmë.
Dua të falënderoj çdo anëtar të kryesisë për bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj, që nga dita e parë deri më sot. Edhe pse ndonjëherë nuk kam qenë plotësisht e pajtimit me disa nga mendimet dhe vendimet tuaja, duke qenë se disa prej tyre i kam konsideruar të pasuksesshme për ne si degë, gjithmonë kam besuar dhe besoj se duam të përpiqemi për një të ardhme më të mirë. Është një situatë e vështirë, por mendoj se në Kurbin ka ardhur koha për ndryshim, sepse humbjet e përsëritura nuk mund të pranohen më.
Të dashur anëtarë të PD, Dega Kurbin! Unë jam Lindita Toma (Selala), dhe sot po e bëj publike vendimin tim për të mos u angazhuar në këtë fushatë elektorale. Kam lindur dhe u rrita në një familje me kontribut 34-vjeçar në Partinë Demokratike, dhe për çdo vit të kaluar kam qenë gjithmonë e përkushtuar ndaj ideve dhe parimeve të saj. E di që ka ardhur momenti për të reflektuar, dhe ndoshta është koha për të hapur një faqe të re.
Kam qenë ndër të parat gra që kam mbështetur ri-themelimin e PD-së, dhe më kujtohet ende skepticizmi që kishin disa nga drejtuesit e asaj kohe. Kjo ka qenë një periudhë e vështirë, por gjithmonë kam besuar duke qenë se angazhimi im dhe i familjes sime ka qenë i pasur dhe pa interesa personale, gjithmonë në shërbim të Partisë Demokratike dhe parimeve të saj.
Me këtë vendim, nuk mbyllet një histori, por hapet një mundësi e re për të reflektuar dhe për të menduar për të ardhmen. Unë do të jem gjithmonë mirënjohëse për çdo mundësi që më është dhënë, dhe shpresoj që rruga që do të marrë Partia Demokratike të jetë një rrugë e suksesit, e bashkimit dhe e fitores.
Ju faleminderit për çdo moment që kemi kaluar së bashku, dhe për gjithçka që kemi arritur bashkë. Ky është një moment i ri, një fazë tjetër për mua dhe për ju, dhe uroj që kjo parti të vazhdojë të përfaqësojë të mirën e çdo shqiptari.
lindita toma
Politike
20 Mars 2025, 21:35
N.F
Qori
TIRANË- Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliajt, duke e cilësuar atë s...
Politike
20 Mars 2025, 21:35
r.ll
TIRANË- Në bashkinë e Tiranës ka pasur një furtunë emërimesh dhe shkarkimesh, ku kryebashkiaku Erion Veliaj shkarkoi k...
Politike
20 Mars 2025, 21:30
r.ll
kryeministria
TIRANË- Andi Memeti është emëruar zëvendësministër i Financave. Vendimi është marrë n...
Politike
20 Mars 2025, 21:18
N.F
Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një iftar të shtruar në Kamz&eum...
Politike
20 Mars 2025, 21:21
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar arrestimin e liderit të opozitës dhe kryebashkiakut t&e...
Politike
20 Mars 2025, 21:18
A.Ll
Takimi ne seline e PD
TIRANË - Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka prezantuar përpara demokrat&e...
Politike
20 Mars 2025, 21:09
r.ll
lala, rama, veliaj
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga orët e "luftës" që u zhvilluan mes kryebashkiakut Eri...
Politike
20 Mars 2025, 20:24
N.F
Sula
TIRANË- Deputeti demokrat, Dashnor Sula në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka folur në lidhje me largimin e t...
Politike
20 Mars 2025, 19:55
N.F
Basha dhe Rama
TIRANË- Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka vijuar replikat e me kryeministrin Edi Rama. Kësaj radhe Bas...
Politike
20 Mars 2025, 19:41
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital në rrjetet e tij sociale. Në d...