20 Mars 2025, 22:03
Nga r.ll
bashkia e tiranes
TIRANË- Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë Tiranë i është drejtuar me një letër Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës lidhur me situatën në qeverisjen vendore në kryeqytet.
Në letrën e tyre thuhet se ajo çfarë po ndodh me drejtimin e bashkisë më të madhë në vend bie në kundërshtim me parimet themelore të Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore. Këshilltarët e opozitës shprehen se nga zhvillimet e fundit kanë vërejtur cenimin e autonomisë vendore, margjinalizimin e Këshillit Bashkiak dhe manipulimin politik të administratës dhe burimeve publike.
Për këto arsye, ata dënojnë fuqimisht ndërhyrjet e Kryeministrit në administrimin e Bashkisë Tiranë dhe inkurajojnë institucionet e drejtësisë që të vijojnë hetimet mbi çdo rast të korrupsionit dhe shkeljes ligjore të lidhur me administratën e bashkisë. Po ashtu kërkojnë një distancim të menjëhershëm të qeverisë qendrore nga vendimmarrja në Bashkinë Tiranë dhe kthimin e autonomisë së saj tek organet legjitime të qeverisjes vendore.
Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës kërkojnë nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës që të shqyrtojë këtë situatë dhe të ndërmarrë hapa për mbrojtjen e standardeve demokratike në nivel vendor në Shqipëri.
DEKLARATA E PLOTË:
Qëndrimi i Grupit të Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë Tiranë
Drejtuar Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës
Në dijeni të Sekretarit të Përgjithshëm, z. Mathieu Mori
Të nderuar anëtarë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës,
Ne, grupi i këshilltarëve bashkiakë të opozitës në Bashkinë Tiranë, dëshirojmë t’ju informojmë mbi një situatë tejet shqetësuese që po ndodh në qeverisjen vendore në Tiranë dhe që bie në kundërshtim me parimet themelore të Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore.
Pas vendimit të gjykatës për arrestimin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, kemi vërejtur një ndërhyrje të paprecedentë dhe të paligjshme nga ana e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, në punët administrative dhe vendimmarrjen e Bashkisë Tiranë. Në vend që Këshilli Bashkiak dhe institucionet e qeverisjes vendore të ushtrojnë funksionet e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, bashkia është vënë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të ekzekutivit qendror.
Në këtë kontekst, vërejmë:
1. Cenimin e autonomisë vendore – Neni 3 i Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore përcakton qartë se autoritetet vendore duhet të jenë të lira nga ndërhyrjet e paligjshme të qeverisë qendrore. Megjithatë, veprimet e Kryeministrit tregojnë një kapje politike të institucioneve vendore.
2. Margjinalizimin e Këshillit Bashkiak – Pavarësisht se Këshilli Bashkiak është organi më i lartë përfaqësues në nivel vendor, ai është anashkaluar dhe nuk po ushtrohet roli i tij kushtetues dhe ligjor.
3. Manipulimin politik të administratës dhe burimeve publike – Ka shenja të qarta se ky kontroll i paligjshëm mbi Bashkinë Tiranë po përdoret për përfitime politike dhe ekonomike, duke përfshirë dhënien e lejeve të ndërtimit në mënyrë të dyshimtë dhe instrumentalizimin e administratës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2024.
Për këto arsye, ne:
• Dënojmë fuqimisht ndërhyrjet e Kryeministrit në administrimin e Bashkisë Tiranë, të cilat janë në kundërshtim me standardet demokratike dhe parimet e qeverisjes së mirë.
• Inkurajojmë institucionet e drejtësisë që të vijojnë hetimet mbi çdo rast të korrupsionit dhe shkeljes ligjore të lidhur me administratën e bashkisë.
• Kërkojmë një distancim të menjëhershëm të qeverisë qendrore nga vendimmarrja në Bashkinë Tiranë dhe kthimin e autonomisë së saj tek organet legjitime të qeverisjes vendore.
• Bëjmë thirrje këshilltarëve bashkiakë të të gjitha forcave politike të mbajnë qëndrime të pavarura dhe të ushtrojnë funksionet e tyre në interes të qytetarëve të Tiranës.
Autonomia vendore dhe sundimi i ligjit janë themeli i një demokracie funksionale. Ndaj, kërkojmë nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës që të shqyrtojë këtë situatë dhe të ndërmarrë hapa për mbrojtjen e standardeve demokratike në nivel vendor në Shqipëri.
Me respekt, Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë Tiranë
bashkia e tiranes keshilltaret bashkiake te opozites
Politike
20 Mars 2025, 22:03
N.F
Foto
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar ndërtimi i një centrali gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike për...
Politike
20 Mars 2025, 21:54
r.ll
mazniku, lala, veliaj
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje nga përgjimet e SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranë...
Politike
20 Mars 2025, 21:44
N.F
Lindita Toma
KURBIN- Lindita Toma, kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas në Kurbin, ka njoftuar sot dorëheqjen nga të gjitha fun...
Politike
20 Mars 2025, 21:35
N.F
Qori
TIRANË- Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliajt, duke e cilësuar atë s...
Politike
20 Mars 2025, 21:35
r.ll
TIRANË- Në bashkinë e Tiranës ka pasur një furtunë emërimesh dhe shkarkimesh, ku kryebashkiaku Erion Veliaj shkarkoi k...
Politike
20 Mars 2025, 21:30
r.ll
kryeministria
TIRANË- Andi Memeti është emëruar zëvendësministër i Financave. Vendimi është marrë n...
Politike
20 Mars 2025, 21:18
N.F
Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një iftar të shtruar në Kamz&eum...
Politike
20 Mars 2025, 21:21
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar arrestimin e liderit të opozitës dhe kryebashkiakut t&e...
Politike
20 Mars 2025, 21:18
A.Ll
Takimi ne seline e PD
TIRANË - Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka prezantuar përpara demokrat&e...
Politike
20 Mars 2025, 21:09
r.ll
lala, rama, veliaj
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga orët e "luftës" që u zhvilluan mes kryebashkiakut Eri...