Politike

Belind Këlliçi prezanton Hajdarmatjan dhe Tabakun në Njësinë 2 në Tiranë: Garanci e fortë për fitore

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës prezanton kandidatet për deputete që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit

20 Mars 2025, 21:18 Nga A.Ll
Belind Këlliçi prezanton Hajdarmatjan dhe Tabakun në
Takimi ne seline e PD

TIRANË - Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka prezantuar përpara demokratëve të Njësisë 2, dy kandidatet për deputete që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Mimoza Hajdarmatajn dhe Jorida Tabakun.

Për Këlliçin, këto dy figura të respektuara, do të jenë garancia e kësaj fitoreje, sikurse entuziazmi i takimit në Njësinë 2.

‘Kurrë kontrasti s’ka qenë më i qartë dhe kurrë ofendimi ndaj qytetarëve më i dukshëm, kur përballë nesh vendosen simbolet e korrupsionit, si investitorja strategjike Olta Xhaçka dhe zëdhënësi i 5D, Elton Kacidhja’, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale Këlliçi.

Statusi i Këlliçit:

Me demokratët e Njësisë nr. 2, zemrën e Tiranës dhe zemrën e fitores së Partisë Demokratike në 11 Maj

I privilegjuar të drejtoj fushatën elektorale në këtë njësi, sot pate kënaqësinë të prezantoja dy kandidatet tona për deputete, znj. Mimoza Hajdarmataj dhe znj. Jorida Tabaku, dy figura të respektuara, që do të jenë garancia e kësaj fitoreje ashtu si e entuziazmit në takimin tonë.

Kurrë kontrasti s’ka qenë më i qartë dhe kurrë ofendimi ndaj qytetarëve më i dukshëm, kur përballë nesh vendosen simbolet e korrupsionit si investitorja strategjike Olta Xhaçka dhe zëdhënësi i 5D, Elton Kacidhja.

Qytetarët e Tiranës do dinë t’u japin përgjigjen e merituar në mënyrë demokratike.

Bashkë mundemi!

 

belind këlliçi mimoza hajdarmataj jorida tabaku kandidaturat

Sondazh

Poll