Aktualitet

Kanosi një punonjës policie, arrestohet Aurel Mehja, dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini

Ngjarja sipas burimeve zyrtare ka ndodhur në Bulevardin kryesor të Elbasanit, ndërsa aktualisht policia po kryen veprime hetimore.

20 Mars 2025, 19:12 Nga r.ll
Kanosi një punonjës policie, arrestohet Aurel Mehja, dhëndri i
foto ilustruese

ELBASAN- Aurel Mehja, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit, është arrestuar ditën e sotme nga policia. Ndalimi i tij është urdhëruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për akuzën e “Kanosjes për shkak të detyrës” të një punonjësi të policisë së Elbasanit.

Mehaj ka goditur me makinën e tij një punonjës policie në qytetin e Elbasanit ndërsa zhvillohej Kupa “Dita e Verës ” në Çiklizëm. Ngjarja sipas burimeve zyrtare ka ndodhur në Bulevardin kryesor të Elbasanit, ndërsa aktualisht policia po kryen veprime hetimore. Aurel Mehja, i cili është edhe sipërmarrës, prej disa javësh është emëruar drejtor Kabineti në Këshillin e Qarkut Elbasan.

aurel mehja qazim sejdini policia e elbasanit

Sondazh

Poll