Aktualitet

Tentoi të grabisë pikën e këmbimit valutor, arrestohet 16-vjeçari në Gjirokastër

16-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, “Falsifikimi i monedhave” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”

20 Mars 2025, 16:23 Nga DOSJA
Tentoi të grabisë pikën e këmbimit valutor, arrestohet
foto ilustruese

GJIROKSATËR- Një 16-vjeçar u arrestua nga policia, pasi tentoi të grabisë një pikë të këmbimit valutor në Gjirokastër. Policia u njoftua nga pronari i një pike për këmbimin e valutave, se një shtetas kishte tentuar të vidhte një shumë parash aty, duke përdorur një send në dukje armë zjarri. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar. 16-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, “Falsifikimi i monedhave” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”

Njoftimi i policisë: 

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të Policisë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i tentativës për vjedhje në një pikë për këmbimin valutor. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, arma pistoletë e dyshuar lodër, e përdorur gjatë tentativës për vjedhje.

Gjithashtu, sekuestrohen veshjet që ka patur autori, në këtë rast, 3 mjete prerëse (thika), 3900 kartëmonedha dollarë të dyshuara të falsifikuara, 1 peshore elektronike, 1 maskë dhe 1 aparat metalkërkues, që u gjetën në banesën e tij.

Sot, rreth orës 11:45, Policia u njoftua nga pronari i një pike për këmbimin e valutave, se një shtetas kishte tentuar të vidhte një shumë parash aty, duke përdorur një send në dukje armë zjarri. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, 16-vjeçari J. D., banues në Gjirokastër.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, “Falsifikimi i monedhave” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

policia e gjirokastres

Sondazh

Poll