Aktualitet

VIDEO/ Zjarr në Varrezat e Dëshmorëve në Delvinë, terreni vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve

Zjarrfikësit përballen me vështirësi për shuarjen e flakëve në një zonë të paarritshme për mjetet zjarrfikëse

20 Mars 2025, 18:31 Nga A.Ll

VIDEO/ Zjarr në Varrezat e Dëshmorëve në Delvinë,

DELVINË - Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në zonën mbi Varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Delvinës, duke vënë në alarm autoritetet lokale. Sipas njoftimit nga shërbimi MZSH i Bashkisë Delvinë, flakët janë raportuar në orët e para të pasdites.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur grupi i ndërhyrjes së shpejtë i MZSH-së, i shoqëruar nga një automjet zjarrfikës. Megjithatë, operacioni për shuarjen e zjarrit po has në vështirësi për shkak të terrenit të thyer, i cili nuk lejon që mjetet zjarrfikëse të afrohen pranë vatrës kryesore.

Shefi i shërbimit zjarrfikës, Artur Kseno, ka bërë të ditur se për shuarjen e flakëve është e nevojshme përdorimi i pompave të shpinës, pasi mjetet zjarrfikëse nuk mund të depërtojnë në zonën e prekur. Aktualisht, efektivët zjarrfikës po punojnë për të izoluar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonën përreth.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por autoritetet po hetojnë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një zjarr të qëllimshëm.

 

 

zjarri delvine zjarrfikesit

Sondazh

Poll