Aktualitet

Kosova në mesin e vendeve më të lumtura në botë, renditet e 29-ta në raportin e OKB-së, kryeson edhe të gjitha vendet e Ballkanit

Në mesin e shteteve Ballkanike, Kosova është shteti më i lumtur i renditur në vendin e 29-të. Pas Kosovës vjen Serbia në vendin e 31, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 56-të, Mali i Zi në vendin e 71, Maqedonia e Veriut në vendin e 86-të si dhe Shqipëria në vendin e 89.

20 Mars 2025, 16:21 Nga N.F
Kosova në mesin e vendeve më të lumtura në botë,
Foto ilustruese

KOSOVË- Raporti Botëror i Lumturisë i Rrjetit për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së ka listuar vendet të cilat janë më të lumtura. Duhet theksuar se në krye të kësaj liste kryesojnë shtet nordike. Në raportin e publikuar bëhet e ditur se Finlanda prin në listë, si vendi më i lumtur në botë. Pas Finlandës vijnë shtet tjera nordike, si Danimarka në vendin e dytë, Islanda në të tretin, Suedia në të katërtin dhe Holanda në të pestin.

Në mesin e shteteve Ballkanike, Kosova është shteti më i lumtur i renditur në vendin e 29-të. Pas Kosovës vjen Serbia në vendin e 31, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 56-të, Mali i Zi në vendin e 71, Maqedonia e Veriut në vendin e 86-të si dhe Shqipëria në vendin e 89. Në raport thuhet se këto “vlerësime të jetës” e vënë fokusin në kënaqësinë e njerëzve me jetën.

Rritja e numrit të njerëzve që hanë vetëm është një arsye për rënien e mirëqenies në Shtetet e Bashkuara. Në korrik 2012, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli një rezolutë, sipas së cilës Dita Ndërkombëtare e Lumturisë do të shënohet çdo vit më 20 mars. Objektivi i kësaj dite është të theksohet se lumturia dhe prosperiteti nuk janë vetëm dëshira personale, por edhe qëllime globale.

Kosova në mesin e vendeve më të lumtura në botë,

Kosova në mesin e vendeve më të lumtura në botë,

kosova lumturi ballkan

Sondazh

Poll