19 Mars 2025, 19:26
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Partia Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar programin e qeverisjes 2025-2029 për pronësn. I pari që mori fjalën në prezantim ishte kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili tha se prona, dhe e drejta e pronësisë janë një nga shtyllat më kryesore të parimit konservator.
Berisha u shpreh se këto janë të pandara nga liria e individit dhe sistemi i zhvillimit të një vendi. Ai tha gjithashtu se në sistemin komunist, objektivi më i madh ishte shkatërrimi i pronës private.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Mirëmbrëma dhe një përshëndetje të përzemërt ju, zonja dhe zotërinj në këtë paraqitje të programit për pronën. Një falënderim dhe mirënnjohje për panelistët për punën që kanë bërë. Prona dhe pronësia, e drejta e saj, janë një nga shtyllat më kryesore të parimeve dhe të mendimit konservator. Janë të pandara nga liria e individit. Janë të pandara nga sistemi i iniciativës së lirë, stabilitetit dhe zhvillimit të një vendi.
Për ata që kanë përjetuar diktaturën komuniste, në qoftë se ka patur dy drejtime në të cilat kjo diktaturë ia doli, njëra ishte drejtimi i krijimit të një shtrese shumë të gjerë ateiste nga frika në popullin shqiptar. Persekutimi i egër i klerikëve dhe i të tjerëve. Ndëshkimet e hapura të riteve fetare. Pjesën tjetër të popullatës e nënshtroi dhe bëri që në një mënyrë ose në një tjetër të heqin dorë nga besimi tek Zoti.
Kjo evidentohet edhe sot, ku në regjistrimin e popullatës, një pjesë e madhe e shqiptarëve regjistrohen ateistë, kur para diktaturës ata kurrë nuk kanë qenë të tillë. Por duhet ta pranojmë se, një sukses të ngjashëm pati diktatura edhe me qendrimin ndaj pronës. Në manifestin e Karl Marksit, i cili është absolutisht filozofi i terrorizmit planetar, prona private shpallet ‘mother matrix’, nëna e të gjitha të këqijave , dhe shkatërrimi i saj shpallet si objektivi më madhor i sistemit komunist.
Çfarë ndodhi në atë sistem? Se tani, edhe nuk ia vlen të kujtohet, por ato kanë patur pasqyrime të mëdha prapa. Në atë sistem u bë krenari të thuhej që kam qenë i varfër, u bë krenari të thuhej që reforma nuk më ka prekur gjë në biografi, u bë krenari të thuhej se ishe më i mbështetur. Pra, a krijoi diktatura një mendësi antipronë private? Po, e krijoi, nuk mund të mohohet. Dhe ky mentalitet, kjo psikologji, a vazhdoi kjo pas rënies së ditkaturës komuniste? Vazhdoi dhe është, jo në fuqi, por është e gjallë edhe sot.
Ligjet e para që miratuam, ishin ligje të diktuara, sigurisht një realitet tjetër ekzistonte, i vështirë. Por, absolutisht miqtë e mi, ato ishin ligje të diktuara nga ajo psikologji antipronë, në të cilat kufizohej në 5 mijë metra, në 10 mijë metra njohja, kthimi dhe në shumë aspekte transformimi i Shqipërisë në një rezervat njerëzor e bënte shumë të vështirë rikthimin e menjëhershëm të tokave pronarëve.
Por, po të mos ishte kjo psikologji, jam shumë i sigurt që ligji 7501 nuk do ishte ky që është. Pra, ligji 7501, një ligj i padrejtë ndaj pronës, u diktua së pari nga realitet ku 75% e shqiptarëve ishin ngujuar në fshat, dhe t’ua hiqje tokën mbeteshin vetëm me qiellin mbuluar, por asnjë diskutim që ai përcaktim, ai ligj kishte në bazë dhe psikologjinë e hapur antipronë. Pra, kjo në qendrimin ndaj pronarëve.
sali berisha ps
Politike
19 Mars 2025, 19:16
r.ll
psd
TIRANË- Partia Socialdemokrate i është përgjigjur deklaratave të kryetarit të PD-së, Sali Berishës, i cili tha ...
Politike
19 Mars 2025, 19:00
N.F
Ivan Anusic, Pirro Vengu dhe Ejup Maqedonici, 18 mars në Tiranë
KROACI- Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiç ka reaguar dit&...
Politike
19 Mars 2025, 18:10
N.F
Riho Terras
KOSOVË- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras në një intervistë të zhvilluar s&e...
Politike
19 Mars 2025, 18:02
N.F
Osmani
KOSOVË- Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics do të vijë nesër më 20 mars Kosovën. Presidentja e Kosovës, ...
Politike
19 Mars 2025, 17:49
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, PZAP ka hedhur poshtë si të pabaza ankesat e Lëvizjes Vetë...
Politike
19 Mars 2025, 17:51
r.ll
lammy, hasani
LONDËR- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është takuar në Londër me Sekretarin e...
Politike
19 Mars 2025, 17:24
N.F
Bido
TIRANË- Endrit Musaj është vendosur në krye të drejtorisë së përgjithshme të Arkivave. Drejt...
Politike
19 Mars 2025, 17:02
N.F
Edi Rama
KRETË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka njoftuar se të shtunën e 29 marsit do të rinis...
Politike
19 Mars 2025, 16:56
r.ll
andras shcieder
BRUKSEL- Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian vendosi që të shtyjë për në muajin qershor miratimin e pr...
Politike
19 Mars 2025, 16:49
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për mes një postimi në "Facebook" pas zbulimit të një varre...