19 Mars 2025, 19:16
Nga r.ll
psd
TIRANË- Partia Socialdemokrate i është përgjigjur deklaratave të kryetarit të PD-së, Sali Berishës, i cili tha se Tom Doshi dhe Vilma Nushi do humbasin çdo licencë për shitjen e ilaçve dhe do ndëshkohen.
Përmes një deklarate për mediat PSD shprehet se qyetatarët e kanë kuptuar dallimin mes atij që mban fjalën dhe atij që gënjen. Më tej thuhet se edhe në 11 maj, qytetarët do votojnë atë që ka ndihmuar mijëra njerëz në hall pa u kërkuar asgjë mbrapsht.
“E kanë kuptuar, sepse e kanë besuar dhe votuar cdo vit dhe më shumë, e kanë kuptuar se ai ka qenë mes tyre, me dhe pa pushtet. Dinë ta bëjnë dallimin midis atij që di ta mbajë fjalën dhe një gënjeshtari. Këtë diferencë do e bëjmë sërish në 11 maj, do votojnë atë që ka ndihmuar e mijëra njerëz në hall pa u kërkuar asgjë mbrapsht, do votojnë për burrat jo gënjeshtarët”, thuhet ndër të tjera në deklaratën për mediat të PSD.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencën e sotme për shtyp se nëse PD vjen në pushtet brenda 100 ditëve të para votohet ligji në parlament në të cilin përcaktohet se në Shqipëri nuk mund të shitet asnjë ilaç që nuk shitet në të paktën dy vende anëtare të BE si garanci që qytetarët shqiptarë do marrin ilaçet me cilësinë më të lartë. Ai tha se e gjithë kostoja në paketën e rimbursimit do paguhet nga qeveria për këtë lëvizje. P
"100 ditët e para, garantoj çdo qytetar shqiptar, se: Një, votohet ligji në parlament në të cilin përcaktohet se në Shqipëri nuk mund të shitet asnjë ilaç që nuk shitet në të paktën dy vende anëtare të BE si garanci që qytetarët shqiptarë do marrin ilaçet me cilësinë më të lartë. E gjithë kostoja në paketën e rimbursimit do paguhet nga qeveria për këtë lëvizje.
Dy vetë procedohen, Vilma Nushi dhe Tom Doshi humbasin çdo licencë dhe shitja e ilaçeve që kanë bërë ata jashtë standardeve do u rikthehet në masa ndëshkimore shembullore, pasi mali, po t’i bëje dhimbjet njerëzore për shkak të ilaçeve që nuk veprojnë, arrijnë një mal i tërë. E keni parë ju në Vuno fshatin pa leje të Vilma Nushit? Nushët në të gjithë dokumentet ishin varfanjakë. Edhe stërgjyshi i Ramës, që tani na del pronar, kishte 4 dhi me dokumente.
Thomai kishte 4 dhi në vathë. U vërsulën tek tokat, absolutisht do t’u merren toka e ndërtime e çdo gjë. Paralajmëroj të gjithë ata që do blejnë në fshatin Rama-Nushi, Nushi-Rama do u konfiskohen vilat. E kemi thënë, auditi i përgjithshëm ka të dhëna të reja shumë interesante që do ua paraqes unë këtu për plaçkitjen që bëri Rama me Nushët tokave në Dhërmi. Do ua sjell këto dokumentet. Të shihni ju se çfarë falsifikimesh janë bërë, do çuditeni.", tha Berisha.
psd sali berisha tom doshi
Politike
19 Mars 2025, 19:00
N.F
Ivan Anusic, Pirro Vengu dhe Ejup Maqedonici, 18 mars në Tiranë
KROACI- Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiç ka reaguar dit&...
Politike
19 Mars 2025, 18:10
N.F
Riho Terras
KOSOVË- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras në një intervistë të zhvilluar s&e...
Politike
19 Mars 2025, 18:02
N.F
Osmani
KOSOVË- Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics do të vijë nesër më 20 mars Kosovën. Presidentja e Kosovës, ...
Politike
19 Mars 2025, 17:49
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, PZAP ka hedhur poshtë si të pabaza ankesat e Lëvizjes Vetë...
Politike
19 Mars 2025, 17:51
r.ll
lammy, hasani
LONDËR- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është takuar në Londër me Sekretarin e...
Politike
19 Mars 2025, 17:24
N.F
Bido
TIRANË- Endrit Musaj është vendosur në krye të drejtorisë së përgjithshme të Arkivave. Drejt...
Politike
19 Mars 2025, 17:02
N.F
Edi Rama
KRETË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka njoftuar se të shtunën e 29 marsit do të rinis...
Politike
19 Mars 2025, 16:56
r.ll
andras shcieder
BRUKSEL- Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian vendosi që të shtyjë për në muajin qershor miratimin e pr...
Politike
19 Mars 2025, 16:49
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për mes një postimi në "Facebook" pas zbulimit të një varre...
Politike
19 Mars 2025, 15:07
N.F
Sorensen
KOSOVË- Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka vijuar edhe ditën e sotme vizitat e tij n&eu...