Bota

Publikohen detaje të reja, liderja kurde u ekzekutua nga forcat e mbështetura nga Turqia

14 Janar 2020, 08:38 Nga DOSJA
Publikohen detaje të reja, liderja kurde u ekzekutua nga forcat e

TURQI– Përfaqësuesja kurde, Hevrin Khalaf u ekzekutua nga Ushtria Kombëtare Siriane të mbështetur nga Turqia, thuhet nga provat e reja të publikuara së fundmi nga BBC në gjuhën arabe.

Sipas hetimit të BBC politikanja 34-vjeçare u vra me qëllim nga grupi rebel Ahrar al-Sharqiya, i cili lufton për SNA.

Ajo është qëlluar 20 herë në një pritë në veri-lindje të Sirisë më 12 tetor të vitit 2019 gjatë një sulmi të udhëhequr nga Turqia për të shtyrë Njësitë e Mbrojtjes së Popullit kurd jashtë kufijve të saj.

Mbështetja e pretendimeve të bëra më parë nga Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët tregojnë se zonja Khalaf u nxorr dhunshëm nga makina e saj gjatë një sulmi dhe u ekzekutua.

Automjeti i saj, i cili kishte dritare me xham antiplumb, u qëllua nga Ahrar al-Sharqiya ndërsa po udhëtonte në autostradë.

Ndërsa shoderi i Hevrin, Farhad Ramadan, me sa vdiq menjëherë në vend nga plumbat e marrë.

Ekzaminimet mjekësore treguan se të dy këmbët e Hevrin ishin thyer dhe se ajo ishte nënshtruar një sulmi të rëndë fizik.

Ndërkohë sipas BBC mësohet se qeveria turke, që përkrah Ushtrinë Kombëtare Siriane, nuk ka preferuar të reagojë apo jap ndonjë koment  lidhur me detajet më të reja që lidhen me vrasjen barbare të udhëheqëses kurde.

Burimi: morningstaronline

A.C;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota detaje te reja farhad ramadan hevrin khalaf detaje te reja farhad ramadan hevrin khalaf

Sondazh

Poll

Bota 13 Janar 2020, 20:18

KINË– Një burrë në Kinë ka kapur gruan e tij duke e tradhtuar me mikun e tyre të përbashkët, pasi ka gjetur një video të sajën në rrjetet sociale.Sipas, Da...