Prespa e Madhe, liqeni që po avullon nga ndryshimet klimatike
KORÇË- Prespa e Madhe po avullon nga temperaturat në rritje dhe mungesa e reshjeve. Ndryshimet klimatike po e shndërrojnë liqenin n...
Të paktën ky është synim i ndryshimeve në projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 710, datë 12.10.2016 “Për miratimin e rregullores “Për kërkesat dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarisë së operatorit turistik”” nxjerrë për konsultim nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
TIRANA- Operatorët turistë duhet të kenë drejtues teknik të kualifikuar në mënyrë që të ofrojnë shërbime cilësore. Të paktën ky është synim i ndryshimeve në projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 710, datë 12.10.2016 “Për miratimin e rregullores “Për kërkesat dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarisë së operatorit turistik”” nxjerrë për konsultim nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
Në relacionin që shoqëron këtë draft shpjegohet se operatori turistik përfaqësohet gjatë ushtrimit të veprimtarisë nga përfaqësuesi ligjor (administratori) dhe drejtuesi teknik të cilët duhet të plotësojnë disa kritere të përcaktuara me ligjin e vitit 2015 por edhe disa shtesa të tjera.
Kështu në nenin 3 nënvizohet se së pari drejtuesi teknik duhet të vërtetojë se ka pasur eksperienca pune në veprimtari të tilla turistike si: agjenci udhëtimi, strukturë akomoduese, operator turistik., operator turistik detar apo udhërrëfyes turistik, apo dhe në fusha të tjera në fushën e turizmit.
Së dyti drejtuesi teknik duhet të jetë i punësuar vetëm në një operator turistik, në cilësinë e drejtuesit teknik. Së treti drejtuesi teknik, për nevoja të ushtrimit të veprimtarisë së tij, duhet të vërtetojë se:
i) zotëron një gjuhë të huaj, nëpërmjet një dëshmie, certifikate, diplome ose një dokumenti të ngjashëm me to, lëshuar nga subjekti i certifikuar nga ministria përgjegjëse për arsimin për organizimin e testimeve ndërkombëtare, në nivelin B2, ose nga institucioni i arsimit të lartë publik ose privat, që është miratuar nga ministria përgjegjëse për arsimin për të ofruar programe të akredituara të gjuhëve të huaja, me vlerësim mbi/edhe notën 7 (shtatë);
ii) zotëron një gjuhë të huaj të dytë, nëpërmjet një dëshmie, certifikate, diplome ose një dokumenti të ngjashëm me to, lëshuar nga subjekti i certifikuar nga ministria përgjegjëse për arsimin për organizimin e testimeve ndërkombëtare, në nivelin B1, ose nga institucioni i arsimit të lartë publik ose privat, që është miratuar nga ministria përgjegjëse për arsimin për të ofruar programe të akredituara të gjuhëve të huaja, me vlerësim mbi/edhe notën 6 (gjashtë).
Së katërti përfaqësuesi ligjor dhe drejtuesi teknik, në çdo rast, janë përgjegjës për zbatimin e dispozitave të kësaj rregulloreje.””/ Monitor
KORÇË- Prespa e Madhe po avullon nga temperaturat në rritje dhe mungesa e reshjeve. Ndryshimet klimatike po e shndërrojnë liqenin n...
KOSOVA- Policia e Kosovës ka nisur një aksion të vazhdueshëm policor të mërkurën në rajonet e Mitrovicës së ...
Suella Braverman BRITANI- Shqiptari Erind Koka, i dënuar, i cili u dëbua 3 herë pasi u përpoq të hynte ilegalisht në Mbr...
Foto ilustruese SERBI - Mediat e huaja i kanë kushtuar një artikull bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, t&...
Pamje nga vendngjarja TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua një ditë më pa...
Foto ilustruese GJIROKASTËR - Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka lëshuar 16 masa sigurie për punonjë...
Foto ilustruese MURIQAN- Një 51-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit pasi isht...
Foto ilustruese FIER - Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin me iniciale A.R i cili akuzohet për ngacmi...
Shkëlqim dhe Fatmir Matraxhi TIRANË - Personat që shikoni në foton e mësipërme janë dy vëllezërit Shkëlqi...
Shtëpia e barit TIRANË - Një shtëpi e përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike është zbuluar nga Pol...