Aktualitet

Sulmi ndaj "CFO Pharma"/ Dyshohet se autorët u paguan nga persona të tretë, pista ku po heton policia

Grupi hetimor përveç pistës së konkurrencës, po heton edhe një tjetër pistë për sulmin ndaj CFO pharma, pasi ka dyshime se pronari Nadir Çausholli, ka qenë i përfshire në marrjen dhe në dhënien e parave me fajde rreth viteve 2019-2022.

19 Mars 2025, 10:58 Nga B.Z
Sulmi ndaj "CFO Pharma"/ Dyshohet se autorët u paguan nga persona
Pamje nga vendngjarja

TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua një ditë më parë ku kompania farmaceutike CFO Pharma u sulmua me breshëri plumbash.

Ende nuk dihet se kush janë autorët ndërsa ka dyshime se ata janë paguar nga persona të tretë për ta kryer sulmin. Sipas raportimeve të News 24 grupi hetimor përveç pistës së konkurrencës, po heton edhe një tjetër pistë për sulmin ndaj CFO pharma, pasi ka dyshime se pronari Nadir Çausholli, ka qenë i përfshire në marrjen dhe në dhënien e parave me fajde rreth viteve 2019-2022.

Megjithatë nga vetë Nadir Çausholli nuk është dhënë asnjë detaj që mund të ndihmojnë hetuesit në identifikimin e autorëve apo porositësve. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë ende nuk është zbuluar ndonjë provë e rëndësishme që mund të çojë në zbulimin e autorëve.

sulm me arme zjarri cfo pharma

Sondazh

Poll