Aktualitet

Ndërtuan shtëpi bari në Laknas, ja kush janë dy vëllezërit që sapo ishin kthyer nga Anglia

Bëhet me dije se dy vëllezërit sapo ishin kthyer nga Anglia dhe kjo ishte hera e dytë që kishin ngritur një shtëpi bari.

19 Mars 2025, 10:02 Nga B.Z
Ndërtuan shtëpi bari në Laknas, ja kush janë dy
Shkëlqim dhe Fatmir Matraxhi

TIRANË - Personat që shikoni në foton e mësipërme janë dy vëllezërit Shkëlqim dhe Fatmir Matraxhi të cilët u arrestuan nga Policia pasi kishin ndërtuar një shtëpi bari në Laknas të Tiranës. Bëhet me dije se dy vëllezërit sapo ishin kthyer nga Anglia dhe kjo ishte hera e dytë që kishin ngritur një shtëpi bari.

Ndërkohë ka nisur procedimi penal për babain e dy të rinjve i cili kishte dijeni për shtëpinë e barit dhe nuk kishte kallëzuar, ndërsa është arrestuar edhe një punonjës i OSHEE nën akuzën për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

shkëlqim dhe fatmir matraxhi shtepi bari laknas

Sondazh

Poll