Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për grabitje, arrestohet në Muriqan 51-vjeçari nga Maqedonia e Veriut  

Mësohet se 51-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Interpol Shkupi, pasi Gjykata Primare më 1 Qershor të vitit 2023 i kishte caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për veprën penale grabitja. Pritet ekstradimi i tij drejt vendit fqinj. 

19 Mars 2025, 10:28 Nga M.B
Në kërkim ndërkombëtar për grabitje, arrestohet në
Foto ilustruese


MURIQAN- Një 51-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet maqedonase për grabitje. Mësohet se 51-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Interpol Shkupi, pasi Gjykata Primare më 1 Qershor të vitit 2023 i kishte caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për veprën penale grabitja. Pritet ekstradimi i tij drejt vendit fqinj. Në njoftim thuhet se Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Shkupin, për ekstradimin e 51-vjeçarit, në Maqedoninë e Veriut.

Njoftimi i policisë: 

Muriqan/Kontrolle intensive nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I akuzuar nga autoritetet maqedonase, për grabitje, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 51-vjeçari. Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje të pkk Muriqan dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin maqedonas:   

N. A., 51 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi, pasi Gjykata Primare e Shkupit, më datë 01.06.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Grabitja”.  Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Shkupin, për ekstradimin e 51-vjeçarit, në Maqedoninë e Veriut.

muriqan

Sondazh

Poll