Aktualitet

Kontrabandën armësh dhe municionesh, Policia e Kosovës kryen aksion në jug dhe veri të vendit

Aksioni është duke u kryer nga njësia e Policisë së Kosovës kundër Krimit të Organizuar në disa lokacione në veri të Kosovës.

19 Mars 2025, 11:27 Nga M.B

Kontrabandën armësh dhe municionesh, Policia e Kosovës kryen

KOSOVA- Policia e Kosovës ka nisur një aksion të vazhdueshëm policor të mërkurën në rajonet e Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut, që besohet se ka të bëjë me kontrabandën e armëve dhe municionit. Aksioni është duke u kryer nga njësia e Policisë së Kosovës kundër Krimit të Organizuar në disa lokacione në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës për rajonin e veriut ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se po e ndihmon këtë njësi nga Prishtina, por nuk dha më shumë hollësi. Radio Evropa e Lirë merr vesh se veprime të ngjashme po zhvillohen në rajonin e Mitrovicës së Jugut. Policia e Kosovës ende nuk i është përgjigjur Radios Evropa e Lirë në pyetjet në lidhje me hollësitë e këtij operacioni policor./ REL

kosova

Sondazh

Poll