Bota

I vëllai dha dorëheqjen nga kreu i AAK-së, Daut Haradinaj: Nuk do të garoj për kryetar, jam komod

14 Janar 2020, 08:22 Nga DOSJA
I vëllai dha dorëheqjen nga kreu i AAK-së, Daut Haradinaj: Nuk do

KOSOVË- Dy ditë më parë, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të AAK-së dhe menjëherë të gjithë kanë menduar se vendin do ta zërë vëllai i tij, Dauti. 

Në një prononcim për KlanKosova, Daut Haradinaj ka mohuar kandidimin e tij duke u shprehur se ishte i kënaqur me pozicionin e tij në parti. 

“Jam komod me detyrat që kam pasë deri tash dhe mandatin që kam marrë nga qytetarët. E vetmja përgjegjësi që do ta kem në AAK do të jetë ai e kryetarit të degës në Deçan, nëse do të më besohet. Nuk do të jem anëtarë i kryesisë, nuk do të garoj për Këshillin e Përgjithshëm, por vetëm për degën. Do të përkrah strukturat e reja dhe ky është qëllimi pse kemi zgjedhje të brendshme,”-ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se shpallja e zgjedhjeve të brendshme që do të kryhen deri në qershor të 2020-ës ka ndodhur pas rezultatit në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

“Ne kemi bërë analiza, ka pasur argumente të ndryshme. Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, ndonëse ka pasë rezultate të mira nëpër komuna. Me zgjedhjet e brendshme synojmë që AAK të mos jetë e përfaqësuar vetëm nga një regjion”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Zgjdhjet e 6 tetorit në Kosovë u fituan nga Lëvizja VetëVendosje e drejtuar nga Albin Kurti. Me një rezultat të ngushtë, e dyta parti u radhit LDK-ja e drejtuar nga Vjosa Osmani.

Ndërsa partia e Haradinajt zhgënjeu me rezultatin, edhe pse nuk u lexua kështu nga ish-kreu i AAK-së. Zgjedhjet u zhvilluan pas dorëheqjes së Haradinajt, i cili u thirr për të dëshmuar në Hagë. Në një konferencë për shtyp, Haradinaj tha asokohe se kishte hequr dorë nga posti dhe kishte kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme pasi nuk donte të shkonte me imunitet në Hagë. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni daut haradinaj ramush haradinaj zgjedhjet brenda aak daut haradinaj ramush haradinaj zgjedhjet brenda aak

Sondazh

Poll

Bota 13 Janar 2020, 20:18

KINË– Një burrë në Kinë ka kapur gruan e tij duke e tradhtuar me mikun e tyre të përbashkët, pasi ka gjetur një video të sajën në rrjetet sociale.Sipas, Da...