Politike

Alban Dokushi del nga SPAK: Veliajn e kam takuar me autorizimin e Prokurorisë së Posaçme

Dokushi është njeriu më i afërt i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës dhe e ka shoqëruar Erion Veliaj në SPAK, para se të prangosej. Po ashtu Dokushi është i pari që ka vizituar kryebashkiakun në qelitë e paraburgimit tek Blloku i Sigurisë tek 313, pas arrestimit të tij më 10 Shkurt.

18 Mars 2025, 13:48 Nga B.Z
Alban Dokushi del nga SPAK: Veliajn e kam takuar me autorizimin e
Veliaj Dokushi

TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës Alban Dokushi ka dalë nga ambjentet e Prokurorisë së Posaçme aty ku u paraqit pak më herët për tu marrë në pyetje në lidhje çështjen "Veliaj".

Jashtë ambjenteve të SPAK, Dokushi ka deklaruar për gazetarët se "Erion Veliajn e kam takuar me autorizimin e Prokurorisë së Posaçme". 

Dokushi është njeriu më i afërt i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës dhe e ka shoqëruar Erion Veliaj në SPAK, para se të prangosej. Po ashtu Dokushi është i pari që ka vizituar kryebashkiakun në qelitë e paraburgimit tek Blloku i Sigurisë tek 313, pas arrestimit të tij më 10 Shkurt.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

alban dokushi erion veliaj bashkia tirane

Sondazh

Poll