Politike

VIDEO/ Sot kryeson listën e PS-së në Shkodër, 6 vite më parë Marjana Koçeku protesonte si studente kundër qeverisë Rama

 Marjana Koçeku ka qenë një nga protagonistet e protestës së studentëve në vitin 2018.

17 Mars 2025, 22:39 Nga r.ll
VIDEO/ Sot kryeson listën e PS-së në Shkodër, 6 vite më
marjana koceku

SHKODËR- Listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Shkodrës në pjesën e mbyllur e kryeson Marjana Koçeku. Kjo e fundit e njohur dhe si Neomalsorja ka nisur të flasë me elozhe për qeverinë Rama, ndërkohë që nuk ka menduar gjithmonë kështu për këtë qeverisje. Pasi, Koçeku ka qenë një nga protagonistet e protestës së studentëve në vitin 2018.

Siç shihet në intervistën e mëposhtme të gjetur nga Dosja.al, asokohe ajo shprehte revoltën e saj për qeverisjen dhe ndërhyrjet që forumet e partive politike bënë në protestën e studentëve.

Pas 7 vitesh, Partia Socialiste duket se ia ka ndërruar mendjen, aq shumë sa ta bëjnë pjesë edhe të listave të mbyllura për zgjedhjet e 11 majit.

 

LISTA E PS PËR QARKUN E SHKODRËS:

Lista e Mbyllur

Marjana Koceku
Onid Bejleri
Xhenis Çela
Bujar Rexha

Lista e Hapur

Edona Bilali
Ervin Doda
Olta Duda
Frrok Gjini
Besmir Lezha
Marian Lështiqaj
Vera Ndreca
Kejsi Spahiu
Nertil Cani
Shkëlqim Sterkaj
Adnan Shullani

listat e ps ne shkoder marjana koceku

Sondazh

Poll