Politike

“Lapaj në gjurmët e Berishës”, Sula: I kërkova garanci, në lista kishte vendosur familjarë dhe të afërm! Nga PD ika nga padrejtësia që mu bë

Ai u shpreh se në një bashkëpunim duhet sinqeritet. Sula theksoi se nga PD u largua nga padrejtësisë që iu bënë.

17 Mars 2025, 20:54 Nga N.F
“Lapaj në gjurmët e Berishës”, Sula: I kërkova
Sula

TIRANË- Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka folur në lidhje me tërheqjen e emrit të tij nga lista e koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet". Sula në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News u shpreh se kreu i “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj është në gjurmët e kryedemokratit Sali Berisha.

Ai u shpreh se në një bashkëpunim duhet sinqeritet. Sula theksoi se nga PD u largua nga padrejtësisë që iu bënë. Ai shtoi se Lapajt i kërkoi garanci teksa në listat e sigurta, ai kishte vendosur familjarë dhe të afërm.

“Duhet të jem shumë i sinqertë, nuk është se mua më ka thënë njeri personalisht, por duke bërë analizën të situatës, apo sjelljes, qajes, që zoti Lapaj si drejtues i nisës Shqipëria bëhet, duke parë ftesën që ky formacion më bëri dhe e pranova, ato më kanë telefonuar mua. Por në momentin që vendoset për të pasur një bashkëpunim, duhet sinqeriteti. Unë ika nga PD për shkak të padrejtësisë që mu bë.

Jam i vetmi deputet i opozitës, të tjerët kanë votuar pro kodit zgjedhor, i vetmi që voitoi kundër jam unë, që nuk isha për bunkerizim të listave. Unë vendosja të vijoja rrugëtimin tim politik me Berishën, që të bënim rotacion politik. Zoti Lapaj tha se anëtarësia më ka përzënë, zoti Lapaj pretendon se emrat e parë të listave në Elbasan do jepnin dorëheqje, kjo nuk ka si të ndodhë. Pasi diskutuam, ju thoni që 5 emrat e parë janë kot, të panjohur, unë them të tërhiqen që tani. Ju thoni nuk i tërheqim tani, jo kur të marrin mandatin. Mendoje herën tjetër miku im”, theksoi ai.

dashnor sula

Sondazh

Poll