Politike

"Berisha kthen të vjetërit", Sula: Në listën e hapur nuk vendos njerëz që marrin vota! PD është e destinuar të vdesi

Sipas tij kryeministri Edi Rama ka bërë listën më të mirë pas 3 listash.

17 Mars 2025, 21:02 Nga N.F
"Berisha kthen të vjetërit", Sula: Në listën e
Sula

TIRANË- Deputeti demokrat, Dashnor Sula e ka cilësuar të turpshme listën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sula në një intervistë për “Tirana Live”, u shpreh se Berisha ka kthyer të vjetrit dhe se në listat e hapura nuk ka vendosur kandidatët që marrin vota.

Sipas tij kryeministri Edi Rama ka bërë listën më të mirë pas 3 listash. Sula shtoi se PD-ja ka lindur dhe po vdes me Berishën duke theksuar se kjo është fatkeqësia më e madhe e asaj partie. 

“Kemi pasur komunikim edhe gjysmë ore më parë, jo me zotin Berisha, me zotin Noka. PD kërkonte që unë të isha në pjesën e listës së hapur në Elbasan, e vendosa, dakord do të kandidoj në listën e hapur të PD, pavarësisht se më bënë një padrejtësi. Kushti im ishte që të tërhiqte një kandidat nga lista. Kjo ishte kërkesë edhe për moral, edhe për logjikë politike. I thashë zotit Noka, nëse shkoj poshtë 10 mijë votave personale, në 2021 kisha 8 mijë vota personale.

Dola i pari në vitin 2005 me vota personale. S’i janë gatuar aty, unë i di gjërat e sakta. Nuk dua t’ia përmend emrin dhe t’i jap kënaqësi atyre. Pas datës 11 maj do flasim. Nëse del ndryshe, do i ulem në gjunjë PD dhe Sali Berishës. Kanë hallin e 12 majit. Për herë të parë, Edi Rama bën listën më të mirë pas 3 listash.

Berisha kthen të vjetërit. Në listën e hapur nuk vendos njerëz që marrin vota. PD dhe opozita duhet të ishte kundra atij kodi zgjedhor. Ajo parti ka lindur dhe po vdes me Sali Berishën, ajo është fatkeqësia më e madhe e asaj partie. Zoti Berisha nuk do zë ndryshe. Edhe të dua unë t’i çoj votat e mia, nuk i çoj dot. Unë, do shikoj pas leximit të votave më 11 maj, jam demokrat, do duhet të jem demokrat, do mbështes opozitën, por reagoni, reagoni, reagoni. Nëse ajo parti nëse nuk kthehet, ajo është e destinuar të vdesi”, theksoi ai.

dashnor sula

Sondazh

Poll