Politike

"Meta ka luftuar dhe që ka bërë grevë për listat e hapura", Blushi: Jam i vetmi që më është lejuar ta takoj! Në kushte izolimi ka vendosur të sfidojë klasën politike

Ai shtoi se pasur propozim nga kryesia e PL-së që Meta të ishte pjesë e listave të mbyllura.

17 Mars 2025, 21:13 Nga N.F
"Meta ka luftuar dhe që ka bërë grevë për listat e
Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është shprehur se dy deputetë aktuale nuk lejohen të zhvillojnë takime me presidentin e PL-së, Ilir Meta i cili mbahet në paraburgim. Blushi në emisionin ‘Real Story’ shtoi se Meta vendosi të futet në listë të hapur për dy arsye, së pari për çështje parimore dhe së dyti për të dhënë shembull personal që në kushte izolimi ka zgjedhur të sfidojë klasën politike.

Ai shtoi se pasur propozim nga kryesia e PL-së që Meta të ishte pjesë e listave të mbyllura. Blushi tehskoi se PL edhe pse në kushte të vështira ku drejtuesi është në izolim ekstrem ka gjetur forcën të vazhdojë përpara.

“Dy deputetët aktuale nuk lejohen të zhvillojnë takime me presidentin Meta. Deputetët apo eurodeputetët në bazë të ligjit kanë të drejtë pa autorizim të takojnë ose të hyjnë në paraburgim. Krejt e kundërta ka ndodhur në rastin e deputetëve të PL.

Kushdo që e njeh Metën dhe njeh aktivitetin e tij politik, besoj nuk ka mbetur i surprizura nga ky vendim për të cilin Meta e ka shprehur. Së pari e ka sqaruar që ka dy arsye: parimore sepse Meta dhe PL tani gjithmonë kanë qenë partizan të listave të hapura. Arsyeja tjetër ishte sepse Meta ka dhënë shembullin personal që në kushte izolimi ka vendosur të kandidojë dhe sfidojë klasën politike duke hyrë në listën e hapur edhe pse në kushte aspak normale ku ai e ka të pamundur edhe të komunikojë. I pari që ka luftuar dhe që ka bërë grevë për listat e hapura.

Ka pasur propozim të kryesisë së PL që Meta të ishte pjesë e listave të mbyllura. PL edhe pse në kushte të vështira ku drejtuesi është në izolim ekstrem, por partia ka gjetur forcën të vazhdojë,” tha ai.

blushi meta

Sondazh

Poll