Politike

"Thuaj Melonit të më japë pashaportën italiane se kam 10 vjet këtej", Rama i përgjigjet komentuesit: Më jep votën në 11 maj dhe të jap pashaportën e BE

Ai ka shpjeguar se përse është e rëndësishme integrimi në BE, ku thotë se ky anëtarësim është shpëtimi nga rikthimi në të shkuarën.

17 Mars 2025, 20:36 Nga r.ll

"Thuaj Melonit të më japë pashaportën italiane se kam

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur disa komenteve në rrjetet e tij sociale në rubrikën "Sy m'Sy". Komentuesi shkruan se është gati të japë pashaportën e tij dhe t'i thotë Melonit t'i japë pashaportën italiane. Në përgjigjen e tij Rama i tha se nuk ka pse e bën këtë dhe se në 11 maj duhet të bëhen bashkë dhe të marrin pashaportën europiane të Shqipërisë. 

"Nuk kam pse i them Melonit për pasaportë italiane se kam timen njësoj si tënden. Po ne të dy duhet të bëhemi bashkë në 11 maj marrim pasaportën europiane të Shqipërisë, njësoj si italianja dhe francezja. Më jep votën mua dhe PS në 11 maj dhe ne do të japim pashaportën e BE", tha Rama ndër të tjera. 

Në videon e mëposhtme, Rama i është përgjigjur edhe komenteve të tjera, ku në përgjigjen për njërin prej tyre ka listuar disa arritje të PS që nga marrja e detyrës. Po ashtu ai ka shpjeguar se përse është e rëndësishme integrimi në BE, ku thotë se ky anëtarësim është shpëtimi nga rikthimi në të shkuarën.

edi rama

Sondazh

Poll