Politike

Specialja në Hagë nuk e lejoi Thaçin në varrimin e të atit, Rama: E turpshme, drejtësinë ndërkombëtare e kanë kthyer në shaka

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës njoftoi më herët se Gjykata Speciale ka refuzuar të lirojë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për të qenë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të babait të tij.

17 Mars 2025, 21:45 Nga r.ll
Specialja në Hagë nuk e lejoi Thaçin në varrimin e të
rama, thaci

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Gjykata Speciale e Hagës nuk ka lejuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e të atit. 

Në një postim në "X", Rama e ka cilësuar gjykatën e Hagës si të turpshme dhe shprehet se drejtësinë ndërkombëtare e ka kthyer në shaka dhe të drejtat demokratike në fjalë boshe.

“Një ultësirë ​​e re nga një gjykatë e turpshme dhe e paturpshme që drejtësinë ndërkombëtare e ka kthyer në shaka, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës në bumerangët më brutalë!”, shkruan Rama.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës njoftoi më herët se Gjykata Speciale ka refuzuar të lirojë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për të qenë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të babait të tij. Babai i ish-presidentit Haxhi Thaçi ndërroi jetë të dielën mbrëma disa ditë pasi ai e vizitoi në spital.

OVL e UÇK e kanë cilësuar këte vendim të padrejtë, johuman dhe të papranushëm. Sipas tyre ky vendim nuk është vetëm një shkelje flagrante e të drejtave themelore të njeriut, por edhe një akt që bie ndesh me vlerat universale të humanizmit dhe drejtësisë. Me tej në njoftim u kanë bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare, organizatave të drejtave të njeriut, institucioneve dhe faktorit politik të Kosovës dhe Shqipërisë që të reagojnë fuqishëm ndaj kësaj shkeljeje. Në postim është kërkuar që të merren masa që raste të tilla të mos përsëriten duke theksuar se të drejtat themelore nuk duhet të jenë objekt i abuzimit apo i hakmarrjeve.

hashim thaci edi rama

Sondazh

Poll