Bota

“Thaçi dhe Kurti janë takuar dy herë të tjera”/ Vetëvendosje hedh poshtë deklaratën e Baton Haxhiut: Gënjen,është

14 Janar 2020, 07:28 Nga DOSJA
“Thaçi dhe Kurti janë takuar dy herë të

Kosovë- Baton Haxhiu ka delaruar së fundmi se Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti janë takuar edhe dy herë të tjera, përveç takimit zyrtar në Presidencë për konsultimet për formimin e Qeverisë.

“Z. Thaçi dhe Z. Kurti janë takuar dy herë. Dhe kanë biseduar gjatë. Ata e dinë se ç’ka kanë folur, unë nuk e di përmbajtjen, por megjithatë janë takuar gjatë. Janë treguar korrekt, nuk e kanë bërë publike”, është shprehur Haxhiu.

Por Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar deklaratën e Baton Haxhiut se Albin Kurti ka pasur takime të gjata sekrete me Hashim Thaçin. Për “Gazetën Express”, Vetëvendosje thotë se Presidenti Thaçi mund ta ketë angazhuar Haxhiun “që ta nxjerrë prej situatës”.

“Baton Haxhiu po rren dhe kjo s’përbën lajm. Presidentit më në fund po ia shpjegojnë rolin e vet, që është ceremonial e formal. I zënë ngushtë në këtë pasivitet të sapozbuluar, ka mundësi t’i ketë dërguar letër Baton Haxhiut e t’i ketë kërkuar ta nxjerrë nga situata. Ky i fundit i gatshëm është të gënjejë, në ndihmë të presidentit e kundër Vetëvendosjes. Por dhe ky është provuar që është i pafuqishëm, përballë vendosmërisë për ndryshim”, ka thënë Arlind Manxhuka nga Zyra e Vetëvendosjes, shkruan Ekspress.

Disa javë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por ende nuk është formuar qeveria e re. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar Kuvendi, LDK u tërhoq nga marrja e këtij posti dhe shprehu gatishmërinë për një marrëveshje të re, duke kërkuar sërish 5 ministri dhe Presidentin. Ndërsa Albin Kurti ka hequr dorë nga ministri i Brendshëm. Ditët e fundit Kurti ka zhvilluar takime të përditshme me Isa Mustafën, ndërsa zëdhënësit e tyre kanë deklaruar se negociatat po shkojnë mirë dhe se ka lëvizje nga të dyja palët.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti baton haxhiu hashim thaci qeveria e re ne kosoves albin kurti baton haxhiu hashim thaci qeveria e re ne kosoves

Sondazh

Poll

Bota 13 Janar 2020, 20:18

KINË– Një burrë në Kinë ka kapur gruan e tij duke e tradhtuar me mikun e tyre të përbashkët, pasi ka gjetur një video të sajën në rrjetet sociale.Sipas, Da...