Bota

Zjarret masive shkrumbuan pyjet, Australia hedh karrota nga aeroplanët për kafshët e uritura

13 Janar 2020, 15:04 Nga DOSJA
Zjarret masive shkrumbuan pyjet, Australia hedh karrota nga aeroplanët

AUSTRALI- Një numër i madh aeroplanësh janë duke u përdorur në operacionin për të ushqyer kafshët që kanë mbijetuar nga zjarret e mëdha që kanë rënë në Australi për tre muaj.

Mediet e huaja raportojnë se qeveria e Uellsit të Ri Jugor nisi një operacion Rock Wallaby një javë më parë dhe 2,200 kilogramë karota të freskëta janë hedhur nga aeroplani deri më tani.

Ministri i Mjedisit, Matt Kean tha se shumë kafshë ishin në gjendje të shpëtonin nga zjarret dhe rreziqet, por tani janë jashtë shtëpive të tyre dhe në zona të panjohura, ku nuk kanë qasje në ushqim.

“Përveç hedhjes së ushqimit, ne vendosëm gjithashtu kamera dhe kontrollojmë zonat ku bie ushqimi për të parë se sa kafshë po e hanë atë dhe sa kanë mbijetuar,” tha Kean.

Organizatorët e aksionit gjithashtu theksuan se ka shumë specie të rrezikuara në mesin e kafshëve që ata ushqejnë. Disa u dogjën në zjarr, ndërsa të tjerat vdiqën nga djegiet dhe mbytja e tymit, sipas gazetës ‘Sydney Morning Herald’.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kafshet e uritura ne australi kafshet ushqehen me karrota zjarret ne australi kafshet e uritura ne australi kafshet ushqehen me karrota zjarret ne australi

Sondazh

Poll