Bota

Dritëhijet e vrasjes se liderit të ultrasve të Lazios Fabrizio Piscitelli dhe lidhja me shqipëtaret

13 Janar 2020, 18:12 Nga DOSJA
Dritëhijet e vrasjes se liderit të ultrasve të Lazios Fabrizio

ITALI- Fabrizio Piscitelli, lideri i grupit të tifozëve ultra të Lazios ‘Irriducibili’, u vra gushtin e kaluar me një plumb në kokë teksa ishte ulur në stolin e një parku në Romë.

Sipas hetimeve, 53-vjeçari i njohur me nofkën Diabolik, mendohet të jetë vrarë për shkak të një sinjalizimi që ka bërë në lidhje me trafiqet e paligjshëm të klaneve kriminale shqiptare.

Gazeta romane ‘Il Messagero’ shkruan se ‘Diabolik’, për 30 vjet ishte lider i padiskutueshëm i grupit famëkeq të tifozëve, kishte përhapur fjalë përqark, ndoshta edhe duke marrë garanci nga autoritetet e drejtësisë italiane.Episode që kishin bllokuar ingranazhin perfekt që rregullonte marrëdhëniet në krimin e organizuar roman, ku nuk ka monopole por më tepër oligarkë të vegjël që ndajnë qytetin e që kafshojnë si qen vetëm kur është e nevojshme.

‘Hetuesit janë të bindur që dikush nga të tijtë nuk e konsideronte më të besueshëm për t’iu kundërvënë dënimit me vdekje të vendosur në nivele më të lartë midis klaneve që kanë mes tyre një pakt për kontrollin e kryeqytetit’, shkruan agjencia Adnkronos.

R.G/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota fabrizio piscitelli lazio shipetaret fabrizio piscitelli lazio shipetaret

Sondazh

Poll