Bota

Benedikti XVI kundër martesës së priftërinjve/ Papa Françesku mbështet  një  lehtësim të beqarisë së tyre

13 Janar 2020, 15:13 Nga DOSJA
Benedikti XVI kundër martesës së priftërinjve/ Papa

VATIKAN- Kisha  Katolike e Vatikanit  është  përfshirë në  një  diskutim  ndërmjet  dy  figurave  të  mëdha  të  saj, asaj  të  Papa  Françeskut  dhe  paraardhësit  të  tij, Benedikti XVI. Arsyet  e  diskutimit,  lidhen  me  çështjen  e  martesës së priftërinjve. Historikisht  Kisha Katolike e ka patur traditë që priftërinjtë të mos martoheshin, pasi kjo gjë do t’i pengonte ata në punën e tyre dhe në shërbimin ndaj kishës.

Mirëpo, Papa Françesku ka ndërmarrë  disa  konsiderata, në lidhje  me lehtësimin e martesës së tyre ,konkretisht lejimin e burrave të martuar që të shugurohen si priftërinj  në  zonën e Amazonës. Nga ana tjetër, Benedikti XVI  është shprehur kundër  kësaj,  në  një libër me bashkautor  kardinalin  Robert  Sarah dhe thekson se beqaria ka një  “rëndësi të madhe”,  pasi u lejon  priftërinjve  të  përqëndrohen  në  detyrat  e  tyre. Ende  nuk  kemi  një  reagim  zyrtar  të  Vatikanit  për  librin  e  Benediktit.

(E.K/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota  papa frannçesku benedikti i 16 martesa e prifterinjve  papa frannçesku benedikti i 16 martesa e prifterinjve

Sondazh

Poll