Bota

Inkurajoji të dashurin të vriste veten, Gjykata lë në burg adoleshenten amerikane: S’ka rishikim vendimi

13 Janar 2020, 18:29 Nga DOSJA
Inkurajoji të dashurin të vriste veten, Gjykata lë në burg

SHBA– Gjykata Supreme nuk do ta rishikojë dënimin një adoleshenteje në Massachusetts, e cila ndodhet në burg, pasi inkurajoi të dashurin e saj të vriste veten. “The Washington Post“, shkruan se pa dhënë asnjë koment, Gjykata nuk pranoi të shqyrtojë çështjen, dhe vendosi që dënimi të vazhdojë.

Michelle Carter ishte 17 vjeç kur u dënua për vdekjen e të dashurit të saj Conrad Roy në vitin 2014. Carter i kërkoi Gjykatës Supreme të pushojë dënimin dhe ta lirojë, me arsyetimin se e drejta e saj për fjalën e lirë në bazë të Amandamentit të Parë, e mbron atë të mos jetë përgjegjëse për vetëvrasjen e Roy.

Në në kërkesën drejtuar gjykatës, Carter e quajti dënimin “të paprecedent” dhe juristët e Carter thanë se e drejta e saj për fjalën e lirë e mbron atë nga përgjegjësia penale sepse përfshirja e saj ishte e kufizuar vetëm në “fjalë “.

(Xh.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota massachusetts michelle carter shba massachusetts michelle carter shba

Sondazh

Poll